Sot në Kosovë na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, vende-vende me mjegull dhe ngrica, ndërsa dita stabile dhe pa ndonjë ndryshim.
Temperaturat nga -4 në mëngjes në disa zona gjatë dites do të rritet deri në 9 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e premtja sjellë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Dita do të vazhdojë pa ndonjë ndryshim të motit me gjendje stabile atmosferike.
Fundjava do të karakterizohet me mot stabil anticiklonik, ndërkohë që temperaturat do të fillojnë të pësojnë ulje graduale sidomos në disa rajone me erëra verilindore, ngase gjendja sinoptike do të fillojë të lëvizë drejt ndryshimit por shumë gradualisht.
Në Mesdhe do të fillojnë të krijohen ciklogjeneza të fuqishme, por larg viseve tona për momentin. Në enën tjetër në Atlantikun verior, Skandinavi dhe Rusi do të kemi krijimin e një bllokade të fuqishme anticiklonike. Përmes këtij anticikloni masiv në Evropë do të fillojnë të depërtojnë erëra të ftohta nga Siberia dhe kjo gjendje sinoptike mund të krijojë një regjim të fortë dimëror në Evropë dhe po ashtu edhe në viset tona gjatë ditëve të fundit të vitit dhe kjo gjendje është në evoluim e sipër dhe mbetet mjaft interesante për tu ndjekur.
Reshje bore në pjesë të Kosovës dhe Ballkanit pritet të kemi me 25 apo me 26 Dhjetor dhe kjo bazuar në ecuritë më të reja sinoptike./MeteoBallkan















