Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të dendura në mëngjes dhe me intervale kohore me diell orëve të pasdites. Reshjet lokale të shiut do të vazhdojnë gjatë orëve të hershme të mëngjesit eventualisht në disa rajone edhe paradite e në viset malore fjolla bore.
Temperaturat do të fillojnë të rriten orëve të pasdites për shkak të rrezeve diellore, por ende mbetet relativisht ftohtë. Minimalja do të zbres deri në 4 gradë Celsius, kurse maksimalja deri në 14 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi të shtunën priten më shumë periudha me rreze diellore dhe temperaturat do të rriten më shpejt se në Kosovës, megjithatë vranësira dhe temperatura të ulëta do të ketë ende në veri dhe lindje të Shqipërisë dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut ku mund të ketë ende ndonjë reshje lokale.
E diela pritet të kemi përmirësim të motit, por ende mbetet pak ftohtë sidomos në veri të Kosovës ku priten më shumë vranësirave dhe në viset kodrinore-malore ku erërat veriore e verilindore ende do të jenë aktive, megjithatë moti do të ketë tendencë përmirësimi dhe stabilizimi të përgjithshëm dhe temperaturat do të kenë tendencë rritjeje në tërë rajonin.
Nga e hëna na presin disa ditë të vërteta pranverore me temperatura që do të shkojnë pak mbi 20 gradë Celsius.














