• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Vendosen masa të reja për parandalimin e COVID-19

Pas Hotit paralajmëron edhe Zemaj: Do të gjobiten ata që nuk i respektojnë vendimet e IKSHPK-së

28/06/2020 | 17:12
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e premte

26/12/2025 | 08:28
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (26.12.2025.) e Premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (26.12.2025.) e Premte

25/12/2025 | 22:37
Punime, vendet që sot do të mbesin pa rrymë deri në 8 orë

KEDS njofton për punimet në rrjet për sot

25/12/2025 | 09:36
Sot reshje kalimtare bore në disa pjesë të Kosovës

Parashikimi i motit për sot – e enjte

25/12/2025 | 08:32
Gjendja sinoptike, fillon ulja e temperaturave!

Gjendja sinoptike, fillon ulja e temperaturave!

25/12/2025 | 00:10
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.12.2025.) e enjte

24/12/2025 | 21:21
Çfarë moti na pret nga sot?

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

24/12/2025 | 08:16
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon për punimet në rrjet të mërkurën! 24 dhjetor!

23/12/2025 | 23:39
Sonte, (ose herët në mëngjes) një valë reshjesh e rrebeshesh shiu!

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (24.12.2025.) E mërkurë

23/12/2025 | 22:08
KOSTT tregon se deri kur pritet të vazhdojnë telashet me rrymë në Kosovë

Dhoma e Tregtisë: Reduktime të ashpra të rrymës po aplikohen thuajse në të gjithë vendin ditëve të fundit

23/12/2025 | 09:13
Parashikimi i motit për sot – e martë

Parashikimi i motit për sot – e martë

23/12/2025 | 08:05
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të energjisë të martën, dhe të mërkurën 23, 24 Dhjetor!

22/12/2025 | 23:56
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Vendosen masa të reja për parandalimin e COVID-19

Pas Hotit paralajmëron edhe Zemaj: Do të gjobiten ata që nuk i respektojnë vendimet e IKSHPK-së

28/06/2020 | 17:12
506
SHARES
1.4k
VIEWS
Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i shoqëruar nga drejtori i Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, kanë vizituar Klinikën Infektive, për të parë nga afër gjendjen e pacientëve me Covid-19.

Zemaj tha se vizita e tij në këtë Klinikë ishte për të vizituar pjesëtarët të cilët janë duke punuar edhe përtej orarit të caktuar.

Ai shtoi se institucionet do t’iu ofrojnë shërbimet më të mira të mundshme për të kaluar situatën në të cilën po kalon Kosova, raporton Ekonomia Online përcjell Klan Kosova.

“Erdhëm për t’u informuar për së afërmi dhe për të vizituar pjesëtarët të cilët janë duke punuar edhe përtej orarit të caktuar që e kanë këtu në Klinikën Infektive dhe t’iu ofrojmë shërbimet më të mira të mundshme pr situatën në të cilën po e kalojmë në luftimin e pandemisë”.

I pari i shëndetësisë theksoi se qytetarët dhe institucionet nuk po dëgjojnë në respektimin e masave për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

“Problemi është se qytetarët nuk po dëgjojnë dhe institucionet tjera nuk po dëgjojnë në parandalimin e kësaj pandemie. Masat e parapara nga IKSHPK-ja nuk po respektohen dhe të vetë ministrisë dhe kjo është ngarkesë për Klinikën Infektive, e mbi të gjitha edhe e rrezikon jetën e çdo qytetari i cili përballet me pandeminë. Pandemia ekziston, perceptimi është duke u ndërtuar gabim nga ata që virusi nuk është prezent, dhe mesazhi jonë është që t’iu ofrojmë përkrahje që mos të na ndodhë diçka më e madhe”.

Ministri i Shëndetësisë ndër të tjera tha ata të cilët nuk i respektojnë masat e vendosura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

“Ne jemi duke biseduar dhe qëndrimi jonë është zyrtarë. Për çfarë do që është e vlefshme për ta mbrojtur jetën e qytetarit, ne jemi këtu prezentë dhe për këtë arsye këto vizitat tona përditshme e ofrojnë këtë shërbim ligjore dhe kushtetuese. Ndërsa sa i përket masave, jemi në konsultim me pjesën administrative dhe ligjore që ta rrisim kapacitetet e masave ndëshkuese. Ata të cilët nuk janë duke i respektuar këto masa mbrojtëse duhet të ndëshkohen që mos ta dëmtojnë shëndetin e tjetrit apo mos ta infektojnë ndonjë person”.

Lindita Ajazaj-Berisha: 110 raste në Infektivë, gjashtë në mjekim intensiv dhe katër prej tyre janë në gjendje kritike

Drejtoresha e Klinikës Infektive në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, Lindita Ajazaj-Berisha, tha se në këtë klinikë të shtrirë pozitiv me COVID-19, janë 110 raste, prej tyre gjashtë janë në mjekim intensiv dhe katër prej tyre janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar.

“Normal me rritjen e numrit të rasteve ka filluar edhe rritja e numrit në Klinikën Infektive. Tanimë në këtë Klinikë i kemi 110 raste të cilët janë të shtrirë, prej tyre gjashtë janë në mjekim intensiv dhe katër prej tyre janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar. Megjithëse ky numër mund të ndryshojë për arsye se vazhdimisht kemi raste të cilët nga terreni të konfirmuar si COVID pozitiv përshkak të probleme me frymëmarrje apo probleme respiratore vazhdimisht kërkojnë ndihmë në Klinikën Infektive. Ka rate të cilët janë spitalizuar edhe në Klinikën e Pulmologjisë, prandaj do të ishte mirë që ne si qytetarë të vetëdijesohemi, t’i respektojnë të gjitha rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe ndihma më e madhe është nga qytetarët. Prandaj duke e pasur parasysh që jemi në muajin e pestë që jemi në punë 24 orë, i lus qytetarët që t’i respektojnë masat mbrojtëse, në mënyrë që të mbrojmë vetën dhe të tjerët”, tha ajo për EO.

Ramadani: Rastet po rriten si pasojë e mosrespektimit të rekomandimeve tona

Respektim të masave mbrojtëse kërkoi edhe drejtori i Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.

Ai tha se rritja e rasteve po bëhet si pasojë e mosrespektimit të rekomandimeve të institucioneve të shëndetësisë.

“Duke pasur parasysh se kemi një numër brengosës të rritur të rasteve pozitiv dhe atë si pasojë e moskujdesit dhe mosrespektimit të rekomandimeve të IKSHPK-së, të cilët kishim mundur që ta tejkalojmë së bashku këtë situatë nëse ata i përmbahen këtyre rekomandimeve të detajuara në manualin e për parandalimin e pandemisë dhe sidomos do ta zbrazte Klinikën Infektive me rastet kronike që pastaj mund të përfundojnë me fatalitet”, tha Ramadani, duke shtuar se mbajtja e maskës shpëton jetë.


Related Posts

Parashikimi i motit për sot – e diel
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e premte

26/12/2025 | 08:28
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (26.12.2025.) e Premte
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (26.12.2025.) e Premte

25/12/2025 | 22:37
Punime, vendet që sot do të mbesin pa rrymë deri në 8 orë
Kosovë

KEDS njofton për punimet në rrjet për sot

25/12/2025 | 09:36
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲