• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Mali i Zi premton çmime të lira për pushuesit kosovarë

Plazhe të (pa) sigurta në rajon

29/05/2023 | 08:51
Thatësia dhe temperaturat e larta, policia me apel: mos shkaktoni zjarre!

Thatësia dhe temperaturat e larta, policia me apel: mos shkaktoni zjarre!

04/07/2025 | 12:03
Parashikimi i motit për sot – e premte

Parashikimi i motit për sot – e premte

04/07/2025 | 05:40
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten, 4 Korrik!

04/07/2025 | 00:38
Çfarë moti na pret nga sot?

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (04.07.2025.) E Premte

04/07/2025 | 00:31
Fuqizim i vapës, por kemi disa sinjale për freskim të motit dhe reshje kalimtare!

Fuqizim i vapës, por kemi disa sinjale për freskim të motit dhe reshje kalimtare!

03/07/2025 | 13:23
Sot kulminacioni i nxehtësisë së kësaj jave

Temperaturat e larta: Ministria e Shëndetësisë merr masa mbrojtëse për punëtorët në Kosovë!

03/07/2025 | 13:00
Nëse i shihni në plazh, mos i prekni: Janë të bukura, shumëngjyrëshe dhe interesante për fëmijët – por përmbajnë helm

Nëse i shihni në plazh, mos i prekni: Janë të bukura, shumëngjyrëshe dhe interesante për fëmijët – por përmbajnë helm

03/07/2025 | 08:30
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e enjte

03/07/2025 | 05:38
Vala e të nxehtit, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet e tyre bërthamore!

Vala e të nxehtit, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet e tyre bërthamore!

03/07/2025 | 00:30
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (19.05.2022.) E Enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.07.2025.) E Enjte

02/07/2025 | 22:39
Njoftimi i KEDS: të gjitha lokacionet ku sot dhe nesër do të ketë ndërprerje të rrymës!

Punime në rrjet, njoftimi i KEDS: Këto janë ndërprerjet e energjisë elektrike për të enjten

02/07/2025 | 21:58
Fillon freskia në disa pjesë të Evropes, por vazhdon vapa në pjesë tjera!

Fillon freskia në disa pjesë të Evropes, por vazhdon vapa në pjesë tjera!

02/07/2025 | 15:24
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Mali i Zi premton çmime të lira për pushuesit kosovarë

Plazhe të (pa) sigurta në rajon

29/05/2023 | 08:51
652
SHARES
1.9k
VIEWS
Shpërndaje

Deti është i rrezikshëm nëse nuk e njeh. Sidomos, nëse je fillestar në notim, apo nuk ke përvojën e duhur. Siguria e pushuesve në plazh mbetet ndër sfidat kryesore sezonale të shteteve që kanë dalje në det. Mungesa e vrojtuesve është evidente pothuajse në të gjitha plazhet në Shqipëri dhe Kroaci. Plazhet e Malit të Zi kryesisht janë të mbuluar me ekipe të vrojtuesve, por edhe këtu vërehet mungesa. Nevoja për vrojtuesit nuk është vetëm gjatë zhytjes në det, por edhe gjatë qëndrimit në plazh. Situatat e krijuara nga erërat e forta dhe temperaturat e larta, gjithashtu përfshihen në veprimtarinë e vrojtuesve.

Përgjegjësia e madhe që e bartë me vete një vrojtues rendit si arsyeja kryesore pse mungon interesimi te të rinjtë për këtë profesion sezonal. Lartësia e të hyrave dhe përgatitja psiko-fizike, llogaritet të jetë arsye shtesë pse mungon interesi për të punuar si vrojtues.

Plazhi i Ulqinit i njohur për rrymat e forta

Vrojtuesit në plazhin e madh të Ulqin janë në gatishmëri për sezonin e ri turistik. Në kullat e vrojtimit kryesisht qëndron nga një vrojtues. Angazhimi i tyre në këtë plazh është bërë përmes Kryqit të Kuq të Malit të Zi. Prej kur kjo organizatë ka filluar me trajnimet e vrojtuesve numri i pushuesve që kanë humbur jetën në plazhet e Malit të Zi shënon rënie.

Rreziku më i madh për pushuesit në plazhin e madh të Ulqinit janë erërat dhe rrymat e fortë. Kjo llogaritet situata më kritike sipas vrojtuesve, posaçërisht kur notuesit vendosin të futen në det në kohë kur dallgët e tij shtohen. Duke këshilluar pushuesit në plazhin e Ulqinit, vrojtuesit theksojnë se ata duhet shumë kujdes t’i kushtojnë periudhës kur fryen era nga veriu, pavarësisht se gjendja e detit mund të jetë e qetë.

Kroaci, vetëm 500 vrojtues të licencuar

Mbi 200 plazhe në Kroaci, kanë në dispozicion 500 vrojtues të licencuar. Të dhënat e Kryqit të Kuq flasin se ky numër nuk është i vogël, megjithatë thonë se është i pamjaftueshëm për t’i mbuluar gjitha plazhet në vend. Anketat e realizuara në plazhet e Kroacisë, nxjerrin në shesh paknaqësinë e pushuesve të cilët nënvizojnë se vrojtuesit janë tepër të rëndësishëm për sigurinë në plazh, por ata nuk vërehen mjaftueshëm.

Pajisja me licencën e vrojtuesit mund të bëhet vetëm nëse kandidati i interesuar mund të notoj 400 metra brenda tetë minutave, si dhe të bëjë një zhytje prej 25 metrash.

Shqipëria me vrojtues të përgjysmuar

Më shumë se gjysma e kullave të vrojtimit në plazhet e Shqipërisë janë boshe. Federata “Vrojtuesit e plazhit dhe shpëtimit në ujë”, në fillim të sezonit veror njoftoi se gjithandej Shqipërisë, ekzistojnë rreth tre mijë stacione plazhe, por se numri i vrojtuesve të certifikuar është rreth 1100. Së fundmi vrojtuesit në plazhin e Velibashtovës, janë ballafaquar me rrezikun e mbytjes së katër fëmijëve. Paraprakisht intervenime nga vrojtuesit janë regjistruar në plazhin e Shëngjit.

Vitin e kaluar në plazhet e Shqipërisë, humbën jetën 24 pushues, prej të cilëve 8 në bregdetin e Velipojës./trt


Related Posts

Mali i Zi premton çmime të lira për pushuesit kosovarë
Turizëm

Sezoni turistik në Mal të Zi nis me çmime të larta, në Ulqin shtrenjtohen edhe çadrat dhe shtretërit në plazhe

11/06/2025 | 16:56
Lirohet një nga plazhet më të bukura të Shqipërisë, hiqen çadrat dhe lokalet që kishin zaptuar hapësirën publike
Turizëm

Lirohet një nga plazhet më të bukura të Shqipërisë, hiqen çadrat dhe lokalet që kishin zaptuar hapësirën publike

24/08/2024 | 18:04
Plazhi në Shqipëri me çmime të lira të shezlongëve, e ujëra të pastra
Turizëm

Plazhi në Shqipëri me çmime të lira të shezlongëve, e ujëra të pastra

20/08/2024 | 09:48
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲