Po e shohim nëpër disa portale se si po hiperbolizohet çështja e pluhurit të Shkretëtirës së Saharasë dhe deshtëm të sqarojmë se fjala është për një dukuri tërësisht të zakonshme, natyrale dhe mbi të gjitha e pa dëmshme.
Kur rrymat ajrore favorizojnë depërtimin e grimcave atmosferike me origjinë nga Afrika Veriore atëherë shiu që bije nga këto përzierje në atmosferë mund të jetë “shi i përlyer”, fenomen tërësisht i zakonshëm dhe pa kurrfarë konsekuence negative.
Edhe një herë theksojmë se bëhet fjalë për një fenomen tërësisht natyral i cili ndodh shpeshherë kur kemi rrymime ajrore nga Afrika Veriore. Distanca ajrore nga Afrika Veriore në drejtim të Gadishullin Ballkanik nuk është aq e largët dhe për këtë arsye nuk është shumë çudi që grimcat atmosferike më origjinë nga Afrika Veriore të arrijnë deri në territoret tona./Meteoballkan