Depërtimi i pluhurit të Shkretëtirave të Afrikes Veriore drejt Evropes dhe rajonit tonë është një fenomen plotësisht normal kur përputhet me gjendjen sinoptike.
Rrymimet e fuqishme ajrore nga Afrika veriore drejt Evropes shkaktojnë depërtimin e pluhurit saharin që është grumbulluar në atmosferë.
Ky fenomen do të jetë shumë i theksuar sonte veçanërisht në jug të Anglisë, në tërë territorin e Francës dhe Spanjë e Portugali.
Porcione të vogla të pluhurit saharian do të fillojnë të arrijnë edhe në territoret tona, por ky fenomen do të jetë më i theksuar afër fundjavës me fuqizimin e rrymimeve ajrore nga Afrika Veriore dhe Mesdheu drejt rajonit tonë.
Së bashku me reshjet atmosferike pritet të ketë edhe grimca të shumta të pluhurit saharian deri në atë moment kur do të fillojnë erërat eventuale nga veriu ose veriperëndimi të cilat do të pastrojnë atmosferën dhe do të drejtojnë grimcat sarahriane gjetiu./MeteoBallkan
Bazuar në artikullin e “Weather and Radar”