Rana e hedhur është bregdeti më i mirë dhe plazhi në pjesën veriore të Rivierës Shqiptare të Adriatikut.
Uji shumë i pastër dhe qetësi për pushime. Ushqimi është i freskët dhe i përgatitur mirë. Është plazhi më i pastër dhe më i bukur në bregdetin shqiptar.
Kryesisht ka turistë mbizotërues të fundjavës nga Kosova dhe vizitorë afatshkurtër, por gjithashtu janë shumë vizitorë afatgjatë.
Këtë plazh e gjeni lehtë vetëm se e përcillni rrugën drejtë Portit të Shëngjinit. Më pas pyetni dikë se kah i bie ‘Rana e Hedhun’ dhe banorët katolik shqiptar të këtij bregu, me një akcent të theksuar gegë të tregojnë rrugën e me asfalt dhe pjesërisht të dheut se për 15 minuta mbërrin te rëna.
Vendi po ndërtohet dhe ndërtohet çdo vit gjithnjë e më shumë. Çdo sezon veror mund të shihni dallime nga viti i kaluar. Njerëzit lokalë janë shumë miqësorë për vizitorët.