• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Raporti vjetor i Rrezikut Botëror: Në cilat vende janë më të zakonshme fatkeqësitë natyrore dhe pse?

Raporti vjetor i Rrezikut Botëror: Në cilat vende janë më të zakonshme fatkeqësitë natyrore dhe pse?

10/09/2024 | 11:39
Pas motit të mirë, vinë reshje të reja dhe rrebeshe!

Pas motit të mirë, vinë reshje të reja dhe rrebeshe!

01/11/2025 | 12:29
Shefi i OKB-së: Njerëzimi ka dështuar të arrijë cakun e ndryshimit klimatik

Shefi i OKB-së: Njerëzimi ka dështuar të arrijë cakun e ndryshimit klimatik

01/11/2025 | 11:18
Moti për ditën e parë të Nëntorit

Moti për ditën e parë të Nëntorit

01/11/2025 | 07:56
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punimet në rrjet të shtunën me 1 nëntor!

31/10/2025 | 23:24
Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vazhdim! (E mërkurë – 08.07.2020.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (01.11.2025.) E Shtunë

31/10/2025 | 23:17
Skena dramatike nga New Yorku, rrugët nën ujë nga përmbytjet – ka viktima

Skena dramatike nga New Yorku, rrugët nën ujë nga përmbytjet – ka viktima

31/10/2025 | 08:43
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (31.10.2025) e Premte

Parashikimi i motit për sot – e premte

31/10/2025 | 08:03
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS njofton për punimet në rrjet ditën e fundit të tetorit!

30/10/2025 | 22:45
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (31.10.2025) e Premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (31.10.2025) e Premte

30/10/2025 | 22:36
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Parashikimi i motit për sot – e enjte

30/10/2025 | 08:20
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon për punimet në rrjet të enjten me 30 tetor!

29/10/2025 | 21:46
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.10.2025.) E Shtunë!

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (30.10.2025.) E Enjte

29/10/2025 | 21:35
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Raporti vjetor i Rrezikut Botëror: Në cilat vende janë më të zakonshme fatkeqësitë natyrore dhe pse?

Raporti vjetor i Rrezikut Botëror: Në cilat vende janë më të zakonshme fatkeqësitë natyrore dhe pse?

10/09/2024 | 11:39
661
SHARES
1.9k
VIEWS
Shpërndaje

Tërmetet, shpërthimet vullkanike, thatësirat, tajfunet e shpeshta dhe përmbytjet: Filipinet njihen për vend me fatkeqësi natyrore si pjesë e jetës së përditshme.

Së fundmi, tajfuni Yagi ka bërë që lumenjë të dalin nga shtretërit, të ketë rrëshqitje dheu, gjëra këto që kanë çuar në vdekjen e të paktën 15 njerëzve.

Bëhet e ditur se ky është tajfuni i pestë që godet Filipinet që nga maji.
Katrin Radtke, studiuese e specializuar në gatishmërinë ndaj fatkeqësive në Universitetin Ruhr në Bochum të Gjermanisë, tha se Filipinet vlerësohen si “vend me rrezik shumë të lartë për fatkeqësi natyrore”.

Radtke është edhe udhëheqësja shkencore e Raportit vjetor të Rrezikut Botëror, i publikuar së bashku nga Instituti për të Drejtën Ndërkombëtare të Paqes dhe Konfliktit të Armatosur dhe një aleancë e nëntë organizatave gjermane të zhvillimit, Bündnis Entwicklung Hilft.

Raporti teknik ka një Indeks të Rrezikut Botëror, i cili zbërthen se sa janë të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore 193 vende.

Siç raportohet, renditja kryesohet nga Filipinet, të cilat ndiqen nga Indonezia, India, Kolumbia dhe Meksika.

“Këto vende janë të prekura nga fatkeqësi natyrore ekstreme që janë shumë të shpeshta dhe kanë një intensitet të lartë”, tha Radtke.

“Ne e quajmë këtë një ekspozim të lartë”, shtoi ajo.

Por, shpeshtësia dhe intensiteti i stuhive, tërmeteve dhe thatësirave, nuk janë faktorët e vetëm vendimtarë – një tjetër është vulnerabiliteti i një vendi ndaj fatkeqësive natyrore.

“Ky është rasti kur shoqëritë kanë pak mjete për t’u përballur me rreziqe të tilla natyrore. Ndonjëherë kjo ndodh sepse ato janë të varfra, kanë nivele të larta korrupsioni, kujdes të dobët shëndetësor, ose gatishmëri të pamjaftueshme për fatkeqësi”, tha Radtke.

Kur bëhet fjalë për vendet më të cenueshme, sipas Indeksit të Rrezikut Botëror, 8 nga 10 prej tyre ndodhen në kontinentin afrikan.

Dy të tjerat janë Afganistani dhe Jemeni, të rraskapitur nga lufta për dekada, shkruan DW, përcjell Telegrafi.

Në vende të tilla, mund të ketë më pak shërbime shëndetësore, që do të thotë se ka shumë gjasa që të vdesin shumë njerëz gjatë fatkeqësive natyrore.

Dobësia mund të reduktohet

Mirëpo, nëse një vend investon në gatishmërinë ndaj fatkeqësive, një rrezik natyror nuk çon domosdoshmërisht në katastrofë për njerëzit.

Kjo shpjegon pse vendet e pasura si SHBA-ja dhe Australia nuk renditen lart në Indeksin e Rrezikut Botëror, pavarësisht ekspozimit të lartë ndaj fatkeqësive si thatësirat, tërmetet dhe stuhitë.

“Kina ka treguar se mund të marrim mësime nga krizat dhe katastrofat, duke reduktuar kështu rrezikun e përgjithshëm në vend”, vazhdoi Radtke.

Kina aktualisht zë vendin e 22-të në Indeksin e Rrezikut Botëror – 12 vende më mirë se vitin e kaluar.

“Kryesisht, kjo është për shkak se Kina ishte në gjendje të zvogëlonte ndjeshëm cenueshmërinë e saj si përgjigje ndaj pandemisë COVID-19”, shpjegoi studiuesja, duke theksuar se qeveria kineze ka investuar në sistemin e saj shëndetësor.

Lufta përkeqëson fatkeqësitë natyrore

Indeksi i Rrezikut Botëror mbulon vetëm fatkeqësitë natyrore, jo rreziqet e fatkeqësive të shkaktuara nga njerëzit si lufta dhe konflikti.

“Por ne po vërejmë gjithnjë e më shumë lidhje mes tyre”, tha udhëheqësja shkencore, duke shpjeguar se ka vëzhguar një numër në rritje të fatkeqësive natyrore, pjesërisht për shkak të ndryshimeve klimatike dhe zonave të goditura nga konfliktet.

Në ngjarje të tilla, Raporti i Rrezikut Botëror flet për kriza të shumta.

Studimet tregojnë se grupet e armatosura rriten më shumë pas fatkeqësive natyrore, duke sugjeruar që ata të rekrutojnë njerëz që janë më të varfër, ose janë zhvendosur.

Gjithashtu, betejat për burimet si uji, ushqimi dhe energjia, mund të intensifikohen në disa raste, duke i përkeqësuar konfliktet.

“Por është gjithashtu e mundur që ngjarjet natyrore ekstreme të krijojnë dritare mundësish për palët e konfliktit për të arritur një marrëveshje”, vuri në dukje Radtke – kur të gjitha palët e përfshira e kuptojnë se duhet të bashkëpunojnë për të marrë ndihmë emergjente dhe për të menaxhuar rindërtimin.

Kjo është mënyra se si kryengritja dhjetëvjeçare në provincën indoneziane e Aceh mori fund pas cunamit shkatërrues të vitit 2004.

Besimi dhe solidariteti mund të lehtësojnë vështirësitë

Kur vendet kërkojnë të ulin cenueshmërinë e tyre ndaj fatkeqësive natyrore, nuk mjafton të forcohen masat klasike të parandalimit të fatkeqësive, si digat, sistemet e paralajmërimit dhe shërbimet e shpëtimit.

“Investimi në arsim dhe shëndetësi, dhe ulja e pabarazisë sociale mund të ketë një ndikim të madh në uljen e cenueshmërisë”, tha Radtke.

Ajo shtoi se ulja e korrupsionit ndihmon gjithashtu në mbrojtjen e popullatës kundër efekteve të fatkeqësive natyrore dhe vuri në dukje se, për fat, ekziston një gamë e gjerë masash që qeveritë mund të marrin.

Por, jo të gjitha mund të maten dhe të përshkruhen në një indeks, paralajmëroi ajo.

Në Filipine, për shembull, besimi dhe mbështetja e ndërsjellë midis anëtarëve të familjes dhe komunitetit luan një rol të madh në rimëkëmbjen nga fatkeqësitë natyrore.

Radtke theksoi se edhe njerëzimi mund të marrë masa për të reduktuar ekspozimin ndaj katastrofave natyrore.

“Kjo për shkak se ekspozimi ynë, të paktën ndaj disa fatkeqësive natyrore, është i lidhur drejtpërdrejt me ndryshimin e klimës”, përfundon ajo.


Related Posts

Pas motit të mirë, vinë reshje të reja dhe rrebeshe!
Kosovë

Pas motit të mirë, vinë reshje të reja dhe rrebeshe!

01/11/2025 | 12:29
Shefi i OKB-së: Njerëzimi ka dështuar të arrijë cakun e ndryshimit klimatik
Lajme

Shefi i OKB-së: Njerëzimi ka dështuar të arrijë cakun e ndryshimit klimatik

01/11/2025 | 11:18
Moti për ditën e parë të Nëntorit
Kosovë

Moti për ditën e parë të Nëntorit

01/11/2025 | 07:56
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲