Një person ka vdekur, si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qinam të Ersekës, Shqipëri pasditen e djeshme.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasi me iniciale A.A., 65 vjeç.“Ersekë.
“Rreth orës 18:30, në fshatin Qinam, Ersekë, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, ka ndërruar jetë shtetasi A. A., 66 vjeç, i cili ishte duke punuar në tokën në pronësi të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit“, njoftoi policia./Reporteri.net/