Një stuhi dimërore ka nisur të godasë verilindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke vënë rreth 59 milionë banorë nën paralajmërime për mot të rrezikshëm, si dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe ndalim të qarkullimit në New York.
Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në disa shtete amerikane, përfshirë Massachusetts, Connecticut, Delaware, New Jersey dhe Rhode Island. Disa prej tyre kanë vendosur kufizime ose ndalesa të plota të udhëtimit për shkak të stuhisë së dëborës, ndërsa mijëra fluturime janë anuluar.
Parashikuesit e motit thonë se pjesa më e madhe e verilindjes së SHBA-së dhe provincat bregdetare do të preken nga stuhia.
Stuhia pritet të jetë e fuqishme duke sjellë reshje të dendura bore, erëra të forta dhe përmbytje bregdetare.
National Weather Service ka paralajmëruar se gjatë stuhisë mund të bien 5-7 centimetra borë në orë, ndërsa trashësia totale mund të arrijë 30-60 centimetra, duke krijuar kushte udhëtimi “pothuajse të pamundura” dhe “jashtëzakonisht të rrezikshme”.
Ndërprerjet e energjisë kanë prekur mbi 150 mijë persona në shtetet verilindore deri më tani, përfshirë 60 mijë vetëm në New Jersey. Dhjetëra mijëra të tjerë kanë mbetur pa energji në Virginia, Delaware dhe Maryland, sipas platformës monitoruese PowerOutage.us.
Rreth 5,500 fluturime në SHBA u anuluan të dielën dhe qindra të tjera u shtynë, sipas platformës për monitorimin e fluturimeve FlightAwar.
Winter SNOW Storm now, East Coast, USA#snowstorm pic.twitter.com/P6fsl6ipB9
— R 🅰️ J (@baba_rajkumar) February 23, 2026














