Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell por edhe me vranësira dhe erëra mesatare deri të fuqishme veriore. Ka mundësi që të ketë riga kryesisht të dobëta dhe të izoluara shiu.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nesër mot kryesisht me diell, por me zhvillim lokal të vranësirave gjatë ditës. Do të mbajë mot pa reshje atmosferike Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehta.
Të shtunën dhe të dielën në shumë pjesë të rajonit do të kemi stabilizim gradual të motit si pasojë e fuqizimit të masave ajrore anticiklonike mbi rajonin tonë, megjithatë ende priten vranësira të herëpashershme dhe erëra mesatare veriore. Nga e diela edhe në Kosovë stabilizim i motit dhe ngritje graduale e temperaturave.
Nga fillimi i javës së ardhshme do të kemi ndryshimin e drejtimit të erërave kur do të fillojnë të fryjnë erëra nga drejtimi i jugut. Natën mes së hënës dhe të martës në Kosovë priten reshje të dendura por afatshkurtëra shiu./Meteoballkan