Një tërmet me magnitudë 4.9 shkallë Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në rajonin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Sipas të dhënave të publikuara nga European-Mediterranean Seismological Centre (EMSC), lëkundja sizmike ka ndodhur në orën 22:05 sipas kohës lokale.
Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 23 kilometra në lindje-juglindje të Prizrenit dhe 12 kilometra në veri të Tetovës.
Thellësia e tërmetit ka qenë 5 kilometra.
Dridhjet janë ndjerë mjaft shumë.














