Tërmeti më vdekjeprurës në historinë e Shqipërisë ishte ai më 17 tetor 1851 me epiqendër në bregdetin e Vlorës. Si pasojë e këtij tërmeti kishin humbur jetën 400 persona dhe kishin mbetur mijëra të lënduar.
Lexoni më poshtë një historik të tërmeteve që ndër vite e goditën Shqipërinë:
26 nëntor 2019
Në orët e hershme të mëngjesit, pak para orës 04, Shqipëria u trondit nga një tërmet prej 6.4 shkallë të rihterit i cili epiqendrën e pati në Durrës. Pjesa bregdetare e Durrësit dhe një vendbanim në afërsi, Thumana, ishin vendet më të prekura nga ky tërmet i cili la pas mbi 30 të vdekur, mbi 600 të lënduar dhe shumë familje pa kulm mbi kokë.
22 shtator 2019
Tërmeti me magnitudë 5.6 i kishte shkaktuar dëme në 1528 objekte, nga të cilat janë shkatërruar plotësisht 50 banesa, kryesisht në zonat rurale, janë plasaritur rreth 160 pallate, një qendër shëndetësore, 34 shkolla, 13 universitete publike, 2 kabina elektrike, 1 magazinë, 2 ura, dhe 4 automjete. Janë një serë fshatrash të Durrësit, por edhe të Tiranës, Ndroqit, Vorës, Maminasit ku janë shkatërruar banesa.
1 qershor 2019
Në fillim të qershorit të këtij viti tërmeti me 5.2 ballë kishte goditur Korçën në orët e para të mëngjesit. Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Miras, 11 km nga Korça. Lëkundje të forta tërmeti u regjistruan në fshatin Floq të Korcës, ku shumë banesa u kthyen në të pabanueshme, ndërsa u raportua edhe për persona të lënduar.
9 janar 1988
Lëkundje të shpeshta tokës kanë ndodhur në Tiranë . Dëme materiale ishin shaktuar në fshatrat Arbanë dhe Petrelë .
15 prill 1979
136 viktima dhe 1 mijë të plagosur kishin humbur jetën si pasojë e tërmetit të ndodhur me 15 prill 1979. Epiqendra ishte në Adriatik por tërmeti kishte prekur Shkodrën dhe Lezhën.Si pasojë u dëmtuan 17.118 shtëpi e objekte social-kulturore.
30 nëntor 1967
Në Librazhd-Dibër kishin mbetur të vdekur 12 persona dhe 174 të lënduar si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.6. Tërmeti kishte shkaktuar dëme në 13 lokalitete dhe 177 fshatëra.
1 shtatorit 1959
944 shtëpi ishin shkatërruar si pasojë e tëmetit të ndodhur në Lushnjë, Fier, Rrogozhinë, Peqin, Kuçovë dhe Berat. Dëmtime të mëdha në objekte industriale, shkolla, spitale dhe objektet kulturore. çarje të tokave bujqësore.
27 gusht 1948
Si pasojë e tërmetit me ballë 5.5 në Trush kishte vdekur 1 person dhe 27 të plagosur. Shkatërrime objektesh ka pasur edhe në Oblike e Barbullush. Dëmtime janë shkatërruar në shtratin e lumit Buna dhe në qytetin e Shkodrës.
30 mars 1921
Lëkundjet më të mëdha u ndien në Peshkopi dhe Dibër të Madhe, por nuk pati të dhëna për dëme në njerëz, ndërsa dhjetëra shtëpi u rrënuan. Katër vite pas çlirimit të vendit, në gusht të 1948-ës, zona e Shkodrës u prek nga tërmeti dhe atëherë u raportuan një i vdekur dhe 27 të plagosur, por edhe dëme të mëdha, ku ndër të tjera dëmtime të shtratit të Bunës.
18 dhjetor 1920
Pasojat e tërmetit me epiqendër në Elbasan më së shumti u ndjenë në Peqin ku 14 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën rëndë. Shkatërrohen 173 shtëpi dhe shumë dëmë tjera materiale.
22 dhjetor 1919
Në Leskovik-Konicë kishte ndodhur tërmeti 6.1 ballë i shkallës Rihter. Për numrin e viktimave nuk ka informacione. Por, ishin shkatërruar shtëpi në kufijtë shqiptarë dhe në fshatrat grekë Isboros, Plavoli, Belthonsi dhe Kapaztiko.
Korrik-gusht 1885
Në korrik dhe gusht 1885, Shkodra ndjen lëkundje të forta që shkaktojnë shkatërrimin e Bushatit, Jubanit, Kozmaçit, Vaut të Dejës dhe fshatra të tjerë në Shkodër, Karme, Dushan, Toplane dhe Bruç.
17 tetor 1851
Ky tërmet ishte më shkatërruesi që kishte ndodhur në Shqipëri. Ai shkaktoi mbi 400 viktima në rajonin e Vlorës, Beratit dhe shumë dëme materiale. Epiqendra ishte në bregdetin e Vlorës me magnitudë 6.6.
Alpet e Shqipërisë janë më pak të prekura nga lëkundjet e tërmeteve. Afërsisht, çdo vit në Shqipëri shkaktohen 4-5 tërmete me 6 ballë dhe çdo 25 vjet shkaktohet 1 tërmet me afro 9 ballë, duke e bërë kështu Shqipërinë një rajon me aktivitet të lartë sizmik.
Nga studimet e bëra deri më sot rezulton se gjatë shekullit te 19-të në Shqipëri janë ndjerë 77 tërmete me mbi 7 ballë./Kallxo.com