Sot paradite sipas kohës lokale amerikane Kalifornia jugore u godit nga një tërmet me Magnitudë prej 6.4. shkallë të Rihterit. Tërmeti tronditi miliona amerikanë të cilet ishin duke festuar Ditën e Pavarësisë.
Lëkundjet e tokës u ndjenë edhe në Kaliforninë qendrore dhe Nevadën jugore. Edhe banorët e San Diegos në Las Vegas raportuan se kanë ndjerë lëkundje dhe dridhje të forta të tokes por nuk ka raporte për ndonjë dëm material ose të lënduar, kurse disa qyteza tjera të cilat ishin më afër epiqendrës së tërmetit raportojnë se ka pasur dëme të konsiderueshme materiale dhe dëmtime në strukturat e infrastruktures./Meteoballkan