• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Thatësira në Greqi, pas 30 vitesh rishfaqet fshati në një liqen artificial

Thatësira në Greqi, pas 30 vitesh rishfaqet fshati në një liqen artificial

04/09/2024 | 11:12
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

21/11/2026 | 07:16

KEDS tregon për punimet në rrje, e shtunë, 21 nëntor!

20/11/2026 | 23:40
Parashikimi i motit për sot – e martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (21.11.2026.) e shtunë

20/11/2026 | 23:27
Deri në 6 mijë euro për të hapur biznesin, hapet thirrja për grante për punëkërkuesit mbi 22-vjeç

Deri në 6 mijë euro për të hapur biznesin, hapet thirrja për grante për punëkërkuesit mbi 22-vjeç

20/11/2026 | 17:57
Aeroplani nga Katari realizon ulje ‘dramatike’ në një aeroport pranë alpeve zvicerane

Aeroplani nga Katari realizon ulje ‘dramatike’ në një aeroport pranë alpeve zvicerane

20/11/2026 | 10:32
Parashikimi i motit për sot – e premte

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

20/11/2026 | 08:49
Një nga fenomenet më të rralla të Tokës, qyteti në Alaskë ku dielli nuk do të lindë për dy muaj

Një nga fenomenet më të rralla të Tokës, qyteti në Alaskë ku dielli nuk do të lindë për dy muaj

20/11/2026 | 08:12

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten, 20 Nëntor!

20/11/2026 | 00:12
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (20.11.2026) e Premte

19/11/2026 | 23:47
Erërat e forta, KEDS ndërpret energjinë elektrike në Ferizaj me kërkesë të Policisë

Erërat e forta, KEDS ndërpret energjinë elektrike në Ferizaj me kërkesë të Policisë

19/11/2026 | 23:28
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa pjesë të Kosovës

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa pjesë të Kosovës

19/11/2026 | 22:47
Ciklonet vazhdojnë të përshkojnë Mesdheun, një tjetër sistem pritet të dielën

Ciklonet vazhdojnë të përshkojnë Mesdheun, një tjetër sistem pritet të dielën

19/11/2026 | 12:09
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Thatësira në Greqi, pas 30 vitesh rishfaqet fshati në një liqen artificial

Thatësira në Greqi, pas 30 vitesh rishfaqet fshati në një liqen artificial

04/09/2024 | 11:12
538
Shpërndarje
1.5k
Shikime
Shpërndaje

Temperaturat rekord dhe thatësira e zgjatur në Greqi, kanë zbuluar një fshat të fundosur në rezervuarin kryesor të Athinës, për herë të parë në 30 vjet.

Fshati Kallio u zhyt në fund të viteve të 70-ta, kur diga Mornos u ndërtua 200 kilometra në perëndim të kryeqytetit, liqeni artificial i ushqyer nga lumenjtë Mornos dhe Evinos.

Me uljen e nivelit të liqenit me 30 për qind në muajt e fundit sipas operatorit shtetëror të ujit EYDAP, rrënojat e një shkolle dhe shtëpish janë rishfaqur, transmeton Telegrafi.

“Niveli i liqenit Mornos ka rënë me 40 metra”, tha Yorgos Iosifidis, një pensionist 60-vjeçar, i cili duhej të linte shtëpinë e tij si i ri së bashku me fshatarët e tjerë kur zona u përmbyt.

“Ju shihni katin e parë që ka mbetur nga shtëpia dykatëshe e vjehrrit tim, dhe pranë saj mund të shihni se çfarë ka mbetur nga shtëpia e kushërinjve të mi”, tha Iosifidis, i cili tani jeton më lart në kodër.

Thatësira u përkeqësua këtë vit në vendin mesdhetar që është mësuar mirë me valët e të nxehtit të verës.

Pas dimrit më të butë të dokumentuar, Greqia pati korrikun më të nxehtë të regjistruar, sipas të dhënave paraprake të motit nga Observatori Kombëtar. Kjo erdhi pas temperaturave të ngjashme rekorde në qershor.

Gati 80 shtëpi në Kallio, përveç kishës dhe shkollës, u ‘flijuan’ për të furnizuar Athinën me ujë, tha për agjencinë shtetërore ANA, kryetari i fshatit Kallio, Apostolis Gerodimos.

“Kjo është hera e dytë që Kallio rishfaqet, pas një periudhe tjetër thatësire në fillim të viteve 90. Nëse nuk bie shi së shpejti, niveli do të bjerë më tej dhe problemi do të jetë më i madh se sa ishte atëherë”, tha Iosifidis. /Telegrafi/

 

Rekomandime

Një nga fenomenet më të rralla të Tokës, qyteti në Alaskë ku dielli nuk do të lindë për dy muaj
Fenomene

Një nga fenomenet më të rralla të Tokës, qyteti në Alaskë ku dielli nuk do të lindë për dy muaj

20/11/2026 | 08:12
Dy tornado ujore shfaqen njëkohësisht në Gjirin e San Franciskos
Botë

Dy tornado ujore shfaqen njëkohësisht në Gjirin e San Franciskos

18/11/2026 | 07:40
Spektakël i rrallë natyror në Theth
Fenomene

Spektakël i rrallë natyror në Theth

14/11/2026 | 18:03
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲