Një Tornado e frikshme dhe jashtëzakonisht e fuqishme ka goditur një rajon në verilindjen e Kinës raportojnë sot mediat kineze dhe botërore, ndërsa në you tube gjendet edhe inçizimi i Tornados violente e cila shihet duke bërë rreotullime të frikshme.
Tornadot në Kinë janë shumë më të rralla në krahasim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithatë nuk janë inekzistente siç po dëshmon edhe rasti konkret. Kina ka territor jashtëzakonisht të gjerë dhe të gjitha llojet e ekstremeve meteorologjike mund ti hasim në territorin kinez, që nga thatësia shumë esktreme e deri te shirat e rrëmbyeshme dhe tornadot vdekjeprurëse./Meteoballkan