• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
“Turizmi i pensionistëve” – Sa joshëse është Shqipëria?

“Turizmi i pensionistëve” – Sa joshëse është Shqipëria?

09/03/2020 | 23:12
Orteku në Alpet zvicerane zë disa persona, nis operacion i madh i kërkim-shpëtimit

Orteku në Alpet zvicerane zë disa persona, nis operacion i madh i kërkim-shpëtimit

17/05/2025 | 20:40
Viktima dhe mbi 600,000  njerëz pa energji elektrike nga stuhitë e forta dhe tornadot në SHBA

Viktima dhe mbi 600,000 njerëz pa energji elektrike nga stuhitë e forta dhe tornadot në SHBA

17/05/2025 | 12:59
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

17/05/2025 | 08:52
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën, 17 Maj!

16/05/2025 | 23:49
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.05.2025.) E Martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.05.2025.) E Shtunë

16/05/2025 | 23:21
Kujdes! Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit?

Kujdes! Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit?

16/05/2025 | 21:42
Miliona amerikanë në alarm teksa stuhitë dhe tornadot e forta kërcënojnë SHBA-në

Miliona amerikanë në alarm teksa stuhitë dhe tornadot e forta kërcënojnë SHBA-në

16/05/2025 | 21:25
Bora mbulon bjeshkët e Strellcit

Bora mbulon bjeshkët e Strellcit

16/05/2025 | 09:02
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.05.2025.) E Premte

Parashikimi i motit për sot – e premte

16/05/2025 | 07:04
Blloku A3 do të ndalet për 4 ose 5 ditë, KEK tregon se a do të kthehen reduktimet e rrymës

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të Premten, 16 Maj!

15/05/2025 | 23:45
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.05.2025.) E Premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.05.2025.) E Premte

15/05/2025 | 22:52
Përkeqësim i motit!

Përkeqësim i motit!

15/05/2025 | 16:14
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
“Turizmi i pensionistëve” – Sa joshëse është Shqipëria?

“Turizmi i pensionistëve” – Sa joshëse është Shqipëria?

09/03/2020 | 23:12
501
SHARES
1.4k
VIEWS
Shpërndaje

Një numër në rritje pensionistësh po kërkojnë destinacione të largëta për të kaluar vitet e tyre ‘të arta’. Çfarë i tërheq më shumë janë pikërisht orët sa më të zgjatura të ditës, koha e mirë me diell, një ritëm jete i ngadaltë, norma të favorshme taksash dhe perspektiva e një stili jetese më të përmbushur, ku të ardhurat e tyre të mund të përballojnë më shumë se vetëm shpenzimet në shtëpi. Duke konsideruar të gjitha këto kërkesa me kujdes, pensioni jashtë vendit mund të ofrojë t’i gjitha më lart, pa kompromentuar rehatinë në shtëpi ose kujdesin cilësor shëndetësor.

Të jetuarit në një vend të huaj ofron një shans për të parë më shumë botën dhe kulturat e tjera por mundet edhe të ofrojë një kosto shumë më të ulët jetese.

Por cilat janë vendet më të mira për pensionistët? Indeksi Vjetor Global i Pensioneve i realizuar nga International Living (krijuar që në 1979) ka publikuar edhe për këtë vit listën me 10 vendet më të mira falë një metodologjie të kuruar dhe të detajuar sipas nevojave dhe kërkesave të pensionistëve të të gjithë globit.

Vietnam

Francë

Spanjë

Malajzi

Ekuador

Kolumbi

Meksikë

Kosta Rika

Panama

Portugali

Portugalia që për momentin konsiderohet një parajsë për pensionistë francezë, italianë e gjermanë për shkak të politikës fiskale që ofron për pensionet por edhe për klimën, rrezikon që pas pak kohësh të mos jetë më e tillë. Kjo mund të ndodhë në rast se nisma e ndërmarrë nga socialistët portugezë të marri miratimin nga parlamenti. Shumë pensionistë të huaj janë transferuar atje për të kaluar moshën e pensionit për faktin se të ardhurat e tyre nuk taksohen.

Kushti është që ata duhet të kalojnë atje të paktën 6 muaj në vit. Por situata mund të ndryshojë sepse nisma e propozuar parashikon një taksë 10 % për të ardhurat e pensionistëve e kjo mund të prishë “parajsën” e krijuar, duke i detyruar pensionistët që të transferohen në vende të tjera, ku regjimi fiskal është i favorshëm, ashtu si edhe klima e kosto e jetesës.

Rasti shqiptar

Edhe Shqipëria po tenton të kthehet në një “parajsë” për pensionistët e huaj. Vitet e fundit, Shqipëria ka njohur mjaft raste kur për arsye të regjimit fiskal, pensionistë italianë transferohen të jetojnë në Shqipëri ku kostoja e jetesës është më e ulët dhe të ardhurat e tyre nga pensioni u mundësojnë një jetesë më të mirë sesa në Itali. Një akt normativ i Ministrisë së Shtetit për Diasporën parashikon përcaktimin dhe zbatimin e normave për përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat për shtetasit e huaj dhe shtetasit e huaj me origjinë shqiptare që përfitojnë pension, me vendqëndrim në territorin e Republikës e Shqipërisë, raporton SCAN.

Duke realizuar këtë qëllim, qeveria shqiptare zgjeron hapësirën e lehtësimeve e të mundësive për shtetasit e huaj dhe shtetasit e huaj me origjinë shqiptare për të zgjedhur Shqipërinë si vendbanimin e tyre pas daljes në pension. Efektet e pritshme të aktit normativ janë përjashtimi nga tatimi mbi të ardhurat për shtetasit e huaj me origjinë shqiptare ose shtetasit e Bashkimit Evropian me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë, të cilët marrin pension sipas legjislacionit të vendit ku e përfitojnë atë dhe shtetasit e huaj, të cilët kanë përfituar shtetësinë shqiptare me vendqëndrim në Republikën e Shqipërisë. Zbatimi i aktit normativ pritet të ndikojë në rritjen e lëvizjes së shtetasve të huaj në drejtim të Shqipërisë, forcimin e lidhjeve të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë me vendin e origjinës, rritjen e kërkesës për shërbime në nivel vendor, zhvillim të ofertës për shërbime, kujdes e turizëm” shkruhet në relacionin e nismës.

“Oferta” shqiptare për pensionistët e huaj

Për të përfituar nga përjashtimi nga tatimi mbi të ardhurat, personat përfitues duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

a) Të jenë përfitues të pensionit sipas legjislacionit në fuqi në vendet ku e kanë përfituar atë;

b) Të jenë pajisur me leje qëndrimi në territorin e Republikës së Shqipërisë;

c) Të mos kenë qenë ndonjëherë të dënuar në shtetin e vet apo në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet tjetër për vepra penale, për të cilat ligji parashikon dënime me jo më pak se 3 (tre) vjet heqje lirie;

ç) Të kenë marrë përgjigje pozitive nga struktura përgjegjëse administrative për përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat personale të përfitimit të pensionit.

Personat përfitues humbasin të drejtën e përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat në kushtet e mos ripërtëritjes së lejes së qëndrimit në Republikën e Shqipërisë, kur për këtë nuk është bërë kërkesë në strukturat përgjegjëse deri 6 (gjashtë) muaj nga data e mbarimit të lejes. Në rast përgjigjeje negative ose të mungesës së përgjigjes nga struktura përgjegjëse administrative, brenda afateve ligjore të parashikuara, palës së interesuar i lind e drejta për ankimim administrativ sipas parashikimeve të Kodit të Procedurave Administrative. Edhe pse nuk ka një shifër zyrtare, vlerësohet se janë disa qindra pensionistë italianë që ndodhen në Shqipëri për të jetuar për shkak të kostos së ulët të jetesës dhe klimës. Zona e preferuar është kryesisht Durrësi.

Klima dhe kosto e jetesës

Veç taksave ekzistojnë dhe karakteristika të tjera që e bëjnë një vend interesant dhe joshës për të kaluar vitet e pensionit, pikërisht klima dhe kosto e jetesës. Në këtë aspekt Shqipëria për shumicën e atyre që duan të kalojnë këtë periudhë jete jashtë vendit të tyre është shumë interesante. Kjo për vetë faktin se klima e vendit tonë është e ngrohtë në pjesën më të madhe të vitit dhe ka një pozicionim gjeografik shumë të veçantë. Ka akses në det në pothuajse gjysmën e saj por nga ana tjetër disponon një reliev malor madhështor. Sigurisht në aspektin turistik ka debate dhe diskutime të ndryshme mbi koston që ofron Shqipëria për të huajt por edhe për vendasit, por kosto normale e jetesës veçanërisht për një shtetas të huaj është relativisht e lirë krahasuar me vendet e tjera, dhe kjo e bën edhe më konkurruese ndoshta në raport me vende si Franca, Gjermani, Sllovenia etj. që radhiten në vendet më të mira për të kaluar vitet e pensionit.

Sipas Indeksit Global të kostos së jetesës, nga 440 shtete në total Shqipëria renditet e 314 pikërisht mes vendeve të cilat janë më adapte për të mirëpritur pensionistët nga e gjithë bota, si Vietnami, Meksika, Bosnjë, Ekuador, Hungari etj.

Indeksi i Kostos së Jetesës (pa përfshirë qiranë) është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë sendet ushqimore, restorantet, transportin dhe shërbimet komunale. Indeksi i Kostos së Jetesës nuk përfshin shpenzimet e akomodimit siç janë qiraja ose hipoteka.

Po sipas International Living në një artikull të publikuar në fund të vitit 2019 në 5 vendet ballkanike më miqësore me vendet e huaja dhe ideale për pensionistët si Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Rumania është edhe Shqipëria. Sipas artikullit plazhet shqiptare janë jashtëzakonisht të ngjashme me ato në ishujt Grekë, por janë shumë më të lira për tu vizituar dhe më pak të mbushura me njerëz; parqet kombëtare të këtij vendi, arkitektura historike, njerëzit mikpritës dhe peizazhet pa frymë janë nënvlerësuar masivisht, shkruhet në të. Në artikull shpjegohen me detaje të gjitha llojet e bukurive natyrore që ndodhen në Shqipëri duke kaluar nga bregdeti për gjatë muajve të ngrohtë veror tek bukuritë e relievit malor e deri tek kështjellat, parqet, bota e egër e natyrës, ujëvarat, gdhendjet e gurit tradicionale dhe fshatrat e shumta që fshihen në malet e pyllëzuara.

Edel Strazimiri/SCAN


Related Posts

Lirohet një nga plazhet më të bukura të Shqipërisë, hiqen çadrat dhe lokalet që kishin zaptuar hapësirën publike
Turizëm

Lirohet një nga plazhet më të bukura të Shqipërisë, hiqen çadrat dhe lokalet që kishin zaptuar hapësirën publike

24/08/2024 | 18:04
Plazhi në Shqipëri me çmime të lira të shezlongëve, e ujëra të pastra
Turizëm

Plazhi në Shqipëri me çmime të lira të shezlongëve, e ujëra të pastra

20/08/2024 | 09:48
Ulen çmimet në Vlorë pas debatit të madh për turizmin
Turizëm

Ulen çmimet në Vlorë pas debatit të madh për turizmin

24/07/2024 | 11:02
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲