• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

Uji magjik në Banjë të Malishevës, që besohet se shëron shumë sëmundje

29/07/2019 | 18:50
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

17/12/2025 | 08:02
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 17 Dhjetor!

17/12/2025 | 00:02
Parashikimi i motit për sot – e martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.12.2025.) E mërkurë

16/12/2025 | 22:37
Mijëra tenda që strehonin palestinezë të zhvendosur në Gaza u përmbytën së bashku me një spital pas reshjeve të dendura të shiut

Mijëra tenda që strehonin palestinezë të zhvendosur në Gaza u përmbytën së bashku me një spital pas reshjeve të dendura të shiut

16/12/2025 | 14:00
Edhe në -45 gradë Celsius, qyteti më i ftohtë në botë funksionon normalisht

Edhe në -45 gradë Celsius, qyteti më i ftohtë në botë funksionon normalisht

16/12/2025 | 08:51
Parashikimi i motit për sot – e martë

Parashikimi i motit për sot – e martë

16/12/2025 | 07:42
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

KEDS del me njoftim për të martën

15/12/2025 | 23:05
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.12.2025.) E Martë

15/12/2025 | 22:54
Moti javor, vazhdon dominimi anticiklonik me dobësim të përkohshëm!

Moti javor, vazhdon dominimi anticiklonik me dobësim të përkohshëm!

15/12/2025 | 17:50
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Parashikimi i motit për sot – e hënë

15/12/2025 | 08:29
Instituti i Gjeoshkencave: Brenda 12 orëve, Shqipëria u godit nga 6 tërmete

Lëkundje tërmeti në Kosovë

15/12/2025 | 08:16
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS njofton për punime në rrjetin elektrik të hënën, 15 Dhjetor!

14/12/2025 | 23:47
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result

Uji magjik në Banjë të Malishevës, që besohet se shëron shumë sëmundje

29/07/2019 | 18:50
1.2k
SHARES
3.4k
VIEWS
Shpërndaje

Autore: Besartë Elshani

Banja e Malishevës është fshati i dytë më i madh në Malishevë. E pozicionuar mu në qendër të Kosovës, ky fshat ka rreth 6000 banorë. Por, ajo që ia shton “reputacionin” Banjës janë ujërat termalë që posedon ky vend. Shumë njerëz mund të kenë dëgjuar për këtë vend, por pa vrarë mendjen se ky burim mund të shërojë semundje të ndryshme të lëkurës dhe të organizmit të brendshëm.
“Uji është shërues për puçrrat në lëkurë, po edhe kom has që iu ka ndihmu edhe atyne qe i kanë të thatat në organizëm të brendshëm, kom pa që marrin ujë me vete 5-10 litra ujë”, na tha Muhamet Shala, profesor i historisë njëkohësisht edhe banor i fshatit Banjë.

Përveçse mjeksisë tash, në të kaluarën i shërbeu mullirit dhe bujqësisë
Siç tregon profesori, këto ujëra së pari janë vënë në shërbim të mullinjve të ujit, ku është krijuar një lloj bazeni duke rrethuar murin me anë të gurëve. Krahas mullinjve, uji në këtë vend poashtu është shfrytëzuar nga fshatarët për ujitjen e tokave bujqësore.
“Ujitja është ba në dy rrjedha. Njëra rrjedhë u ka shërby tokave të fshatarëve të Begajve, Hazrrollve dhe ni pjesë të Telakve, kurse rrjedha tjetër u ka shërby Shurdhanve, Maliqve etj.”, vazhdon profesori tregimin e tij për historinë e këtij burimi.
Në këtë vend uji buron me shpejtësi prej 350 litra në sekond, kurse temperatura është konstante, ku gjatë verës dhe dimrit uji ka temperaturë 22 gradë C.
Ky burim që dikur shfrytëzohej për agro-kulturë, tani shfrytëzohet edhe si qendër rekreacioni e argëtimi, si nga banorët e Malishevës por edhe jashtë saj.
Ekipa e tashmë pishinës së Banjës përbëhet nga dy zhytësa(shpëtimtarë), dy pastrues dhe puntorët e arkës, të gjithë këta banorë të Banjës.

Mjekët “deportojnë” pacientët në Banjë
Ragip Limaj, njëri nga puntorët në arkë, i bëhet ‘zemra mal’ derisa na tregon për vetitë shëruese të ujit.
“Ktu vijnë prej krejt qytetev t’Kosovës me marr ujë. Asht e vërtetune prej mjekve që uji asht shërus, bile me rekomandim t’mjekut ni foshnjes prej Suharekës ja kan ndalu barnat e kan sjell ktu për shkak t’ni sëmundjes t’lëkurës. Asht tu ardh edhe ni djalë i ri, nga Prizreni për mi hek puçrrat, 22 vjeçar, ka ardh s’bashku me familjen”, e vazhdon tregimin ai.
Rrezet e diellit të cilat bien në gurët që gjenden në fund të pishinës, krijojnë një diversitet ngjyrash mahnitëse. Kjo patjetër që do tërhiqte edhe më shumë vizitorë, por që i mungojnë investimet, e ajo që vihet re më së shumti është mungesa e zhveshtoreve.
Në të kaluarën Banja ka qenë nën administrimin e Komunës së Suharekës, e cila ka mbikëqyrur punën në pishinë, ku prej viteve ’90 banorët e Banjës e kanë hyrjen pa pagesë.
Të liruar nga pagesa janë edhe studentët e Universitetit të Prishtinës të cilët në mnyrë grupore mund të organizohen ta vizitojnë pishinën e Banjës.

Banorët e Banjës i njoh veç me i pa, nuk kanë puçrra, prandaj!
Pasi që banorët e Banjës janë të liruar nga pagesa, Ragipi na tregon sesi nuk ka aspak nevojë t’i tregojë askush se nga vijnë vizitorët. Ai i njeh, jo se i ka parë më herët apo se jetojnë në të njejtin vend, ai ka një taktikë të tijën sesi ai e bën këtë dallim.
“Un i njoh krejt banort e Banjës, krejt thojn qysh i njeh, i njoh se krejt tjert sidomos adoleshent kan puçrra e t’Banjës nuk kan. Nuk kan se uji asht shum i mir edhe ndihmon me i parandalu edhe mi hek ato. Fmia 2 vjet vjen ktu e lahet”.

Gara memoriale “Esmir Shala”

Tash e disa vite radhazi, në përkujtim të Esmir Shalës, ish-notues i Klubit të Notit “Besa” nga Banja dhe ish-reprezentues i Kosovës, zhvillohet gara memoriale që mban po këtë emër.
Gara zhvillohet çdo vit në hapësirat e pishinës së Banjës, e përkrahur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Malishevë dhe Federata e Notit e Kosovës. Zhvillohen garat për femra dhe për meshkuj. Shumicën e edicioneve i ka fituar Klubi i Notit “Besa” nga Banja.
“Uji asht i ran, garust e Banjës ktu jan msu e per ata gjith dalin t’part n’gara”, thotë Ragip Limaj.
Gara në not poashtu zhvillohen çdo vit edhe nga veteranët e notit.

Bazeni i Banjës daton përafërsisht nga shekulli XIV-XV, duke u vënë së pari në shërbim të mullinjve, pastaj në agro-kulturë e tani në mjekësi. Rrjedha e tij është vazhdimësi e lumit Mirusha nga i cili krijohet atraksioni i ujëvarave të Mirushës.


Related Posts

Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!
Kosovë

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 17 Dhjetor!

17/12/2025 | 00:02
Parashikimi i motit për sot – e martë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.12.2025.) E mërkurë

16/12/2025 | 22:37
Mijëra tenda që strehonin palestinezë të zhvendosur në Gaza u përmbytën së bashku me një spital pas reshjeve të dendura të shiut
Botë

Mijëra tenda që strehonin palestinezë të zhvendosur në Gaza u përmbytën së bashku me një spital pas reshjeve të dendura të shiut

16/12/2025 | 14:00
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲