Uragani Dorian ka arritur në Kanada, por tani në formën e një stuhie post-tropikale.
Uragani goditi zonën Halifax me erëra deri në 160 kilometra në orë, duke shkulur pemë dhe la pa energji elektrike më shumë se 450 mijë shtëpi.
Për këtë shkak, Qeveria ka angazhuar ushtrinë për t’u ofruar ndihmë zonave të prekura, transmeton KTV.
Uragani Dorian arriti në Kanada, pasi shkatërroi ishujt Bahamas. Numri i të vdekurve në ishuj arriti në 43, por pritet të shtohet.