Në juglindje të Shba-ve kemi një sistem të fuqishëm ajror me presion të lartë atmosferik i cili po mundëson mot të vërtetë veror me temperatura të cilat po arrijnë nga 32 deri në 34 gradë celsius. Në anën tjetër në veriperëndim të Shba-ve po zbarkon një sistem i fuqishëm ajror me presion të ulët atmosferik nga Kanadaja. Ky sistem është shumë i pasur me lagështi dhe gjithashtu përcillet nga temperatura mjaft të ulëta.
Përderisa në juglindje është verë e vërtetë, në veriperëndim është dimër i vërtetë me reshje intensive bore bile edhe nëpër disa ultësira. Ky është shembull klasik kur bashkohen vera dhe dimri “duke mos i lënë vend vjeshtës fare”. Këtë “takim” mes verës dhe dimrit në Amerikë mund ta vëreni edhe vet në fotografitë nga simulimet kompjuterike./Meteoballkan