Quhet Rezman dhe vijon mësimet në klasën e gjashtë në Ferizaj, por ajo që po bën ky djalosh është më shumë sesa për t’u vlerësuar.
Rezmani i vogël çdo ditë pas orarit mësimor shkon në vendin e quajtur te çeshmja (rruga Ferizaj- Glloboçicë) dhe e pastron vendin vullnetarisht nga mbeturinat shkruan indeksonline.
Përveç kulturë familjare, Rezmani ka kuptuar nga mësimet shkollore se sa i rëndësishëm është ambienti për një jetë më të mirë.
Foto: Alban Dragoshi