Ndërkohë që kompanitë dhe investitorët gjithnjë e më shumë thonë se janë përqendruar në klimë dhe qëndrueshmëri, shenjat e madha të karbonit nga kriptomonedhat mund të shndërrohen në një çështje shumë shqetësuese.
“Bitcoin konsumon më shumë energji elektrike për transaksion sesa çdo metodë tjetër e njohur për njerëzimin, dhe kështu që nuk është një gjë e shkëlqyeshme për klimën”.
Kjo ishte ajo që Bill Gates tha kohëve të fundit.
Kriptovaluta është bërë e pashmangshme, me kompani të mëdha si Tesla dhe investitorë individualë të cilët po nxitojnë për të furnizuar në xhiton (token) digjital.
Mirëpo varësisht nga studimi që lexoni, emetimet vjetore të karbonit nga energjia elektrike e nevojshme për të minuar Bitcoin dhe për të përpunuar transaksionet e saj janë të barabarta me sasinë e emetuar nga e gjithë Zelanda e Re, apo Argjentina.
Për ta vënë në perspektivë krejt këtë, një transaksion Bitcoin është “ekuivalent me gjurmën e karbonit të 735,121 transaksioneve Visa ose 55,280 orë shikimi në YouTube”, sipas Digiconomist, i cili e krijoi atë që e quan Indeksi i Konsumit të Energjisë Bitcoin. (Kritikët e këtij krahasimi tregojnë se transaksioni mesatar i Bitcoin-it ka vlerë prej rreth 16,000 dollarësh, ndërsa transaksioni mesatar i Visa-s e arrin vlerën prej 46,37 dollarëve).
Dhe, ndërkohë që Bitcoin bëhet më i popullarizuar, aq më shumë burime konsumon ekosistemi i saj. Çfarë po ndodh, në pak fjalë: Të ashtuquajturit minatorë verifikojnë transaksione që përfshijnë kriptovalutën duke përdorur kompjuterë për të zgjidhur ekuacione gjithnjë e më komplekse matematikore. Ata fitojnë bitcoinët për punën e tyre, që do të thotë se sa më e popullarizuar të bëhet monedha, aq më shumë konkurrencë ka për të nxjerrë monedha të reja.
“Ndërsa intensiteti i burimeve të menaxhimit me Bitcoin është rritur gjatë viteve të fundit, ai është bërë një shqetësim serioz për ndikimin e tij të mundshëm në shëndet dhe klimë”, shkruan Alex Alex V Vrie, shkencëtar i të dhënave i cili e ka përbashkuar indeksin, në revistën Energy Research & Social Science.
E gjithë kjo ngre një pyetje thelbësore: A paraqet një kërcënim ekzistencial për suksesin e Bitcoin lëvizja midis investitorëve drejt kompanive që i kanë si prioritete të tyre shumë prej çështje mjedisore, sociale dhe qeverisjeje?
Mbi të gjitha, Laurence D. Fink, shefi ekzekutiv i BlackRock – menaxheri më i madh i parave në botë, me 9 trilionë dollarë nën menaxhim – ka thënë se të gjitha investimet që kompania i bën në të ardhmen do të vlerësohen, pjesërisht, se si ata planifikojnë për të t’i dalë përballë sfidës mbi klimën. Ndoshta më e rëndësishme, investitorët po kërkojnë që kompanitë të zbulojnë gjurmët e tyre të karbonit, dhe një grup i quajtur Task Force mbi Zbulimet Financiare të Ndërlidhura me Klimën po punon për krijimin e një standardi global.
Apo do të bëhet me Square, kompania e pagesave e themeluar nga Jack Dorsey? Është bërë një nga ithtarët më publik të Bitcoin, që merret me transaksione dhe gjithashtu mban kriptovalutën në bilancin e saj. Ajo zotëron rreth 5 për qind të rezervave të saj të parave në Bitcoin, çmimi i së cilës ka qenë historikisht jostabil.
Pastaj është Tesla – një kompani, ku e gjithë premisa e saj ka të bëjë me ndihmën në reduktimin e ndryshimeve klimatike përmes emetimeve më të ulëta të karbonit – e cila ka investuar më shumë se 1.5 miliardë dollarë të bilancit të saj në Bitcoin. Si do të ndikonin asetet e saj Bitcoinin në rezultatin e saj të qëndrueshmërisë?
Kompanitë e tjera po mendojnë gjithashtu ta shtojnë Bitcoin në bilancet e tyre. Dhe firmat financiare si Guggenheim Partners kanë investuar tashmë në Bitcoin ndërsa Banka e New York Mellon thotë se do të fillojë financimin e transaksioneve Bitcoin.
Deri më tani, problemi i karbonit në Bitcoin nuk e ka ngadalësuar çmimin e tij, i cili, në natën e së hënës kaloi në rreth 50,000 dollarë për një xhiton (token), nga rreth 8,000 dollarë sa ishte një vit më parë.
Problemi i tij me karbonin nuk është sekret. Siç vuri në dukje së fundmi The Independent, Hal Finney, një nga kriptologët e hershëm, postoi në Twitter në vitin 2009: “Duke menduar se si të zvogëlojmë emetimet e CO2 nga një implmentim i përhapur i Bitcoin”.
A do të bëhet një simbol statusi nëse zotërojmë kriptovalutën bitcoin – apo një brend për një brez të ri të investitorëve të fokusuar në klimë, të mençur mjaftueshëm për sfidat që paraqet?
Mbështetësit e Bitcoin thonë se vlerësimet e gjurmës së karbonit janë të mbivlerësuara. Dhe nëse kompjuterët që minojnë dhe ndihmojnë në transaksionin e bitcoin-ve janë të bashkangjitur në një rrjet elektrik që përdor energjinë përmes erës dhe diellit, miniera dhe përdorimi i tyre do të bëhen më të pastra me kalimin e kohës.
“Ne besojmë se kriptovaluta përfundimisht do të bëhet e mundur plotësisht nga energjia e pastër, duke eleminuar gjurmën e saj të karbonit dhe duke nxitur miratimin e burimeve të ripërtëritshme në nivel global”, tha z. Dorsey nga Square në një deklaratë si pjesë e një angazhimi që kompania e tij pretendon të ketë zero karbon emetim deri në vitin 2030. Kompania investoi 10 milionë dollarë për të investuar në “teknologjitë e reja të energjisë së gjelbër brenda minierave Bitcoin dhe synon të përshpejtojë kalimin e saj në energji të pastër”.
Në këtë pikë, z. Gates, i cili e konsideron veten një skeptik sa i përket Bitcoin i pandërlidhur me çështjet klimatike, thotë se është e mundur që sfidat të mund të tejkalohen, mirëpo ende nuk ishte i bindur lidhur me këtë.
Disa kompani janë duke punuar në disa ide kundërvepruese për ta kthyer Bitcoin në statusin jeshil. Të hënën, Seetee, një kompani investimesh e përfshirë në kriptovalutë, tha se planifikonte të investonte në Bitcoin “operacione minerare që transferojnë energji elektrike të bllokuar ose me ndërprerje pa kërkesë të qëndrueshme në vend – energji përmes erës, energji diellore, energji hidrike – në asete ekonomike që mund të përdoren kudo”.
Me fjalë të tjera, kompania ka në plan të ndërtojë energji përmes erës dhe diellit në vende që mund të mos jenë të vendosura në mënyrë të përsosur për teknologjinë dhe do të përdorin fuqinë shtesë për të minuar Bitcoin, duke fituar para në këtë proces.
“Bitcoin është, në sytë tanë, një bateri ekonomike e balancimit të ngarkesës dhe bateritë janë thelbësore për transicionin e energjisë të kërkuar për të arritur objektivat e marrëveshjes së Parisit”, tha kompania në njoftimin e saj.
Ka edhe mënyra të reja për të kryer transaksione të gjelbëra Bitcoin. Për shembull, përdoruesit mund të bënin transaksione në grupe në diçka të quajtur Lightning Network (Rrjeti i Rrufesë), në thelb një kanal pagese midis dy përdoruesve që do të përdornin më pak energji për të përpunuar transaksionet.
PayPal, gjithashtu, argumenton se ato protokolle të reja mund të ndryshojnë gjurmën e karbonit në Bitcoin:
“Jo vetëm që vlerësojmë ndikimin klimatik të kriptomonedhës, e cila është e përqendruar në Bitcoin, por edhe e gjithë industria po zhvillohet në vlerësimin dhe matjen e standardeve të mjedisit potencial ndikimet dhe protokollet më efikas të energjisë po shfaqen”.
Në një periudhë afatshkurtër, gati dy të tretat e të gjithë minierave Bitcoin po zënë vend në Kinë dhe “aktivitetet e minierave mund të gjenden gjithashtu në rajone me prodhim të energjisë së rëndë me qymyr, të tilla si në provincën e Inner Mongolia (Mongolisë së Brendshme), sipas një studimi në revistën shkencore Joule, e cila gjithashtu ngre idenë e vendosjes së një takse karboni.
“Rregullimi i këtij burimi bixhozi kryesisht të menaxhuar, emetimet e karbonit duket të jetë një mjet i thjeshtë për të kontribuar në dekarbonizimin e ekonomisë”.
Sa i përket z. Fink nga BlackRock, ai tha se ishte ende skeptik për të gjithë idenë e Bitcoin, para se ai madje të mendonte për çështjet klimatike.
“Jemi duke e vështruar”, tha ai. “Tani për tani unë jam më i përqendruar në efikasitet”.
Përkthyer nga: Nuhi Shala