Temperatura të pranverës së hershme kanë përfshirë sot Evropen perëndimore por edhe Gadishullin Ballkanik.
Temperatura mjaft të larta po regjistrohen sot në rajon sidomos në Serbi ku maksimalja arrit deri në 17 gradë Celsius, po ashtu edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci është mjaft ngrohtë për këtë periudhë kohore. Në Bosnjë temperatura maksimale arriti deri në 18 gradë Celsius.
Temperatura maksimale në Kosovë u regjistrua në Aeroportin e Sllatines dhe arriti deri në 12 gradë Celsius dhe nuk do të ishte çudi sikur të ketë edhe ndonjë ngritje. Në Shqipëri temperatura maksimale e regjistruar arriti deri në 17 gradë Celsius dhe kjo nuk do të ishte shumë e pazakonte për viset mesdhetare shqiptare.
Trend i ngjashëm do të vazhdojë edhe dy tre ditët e ardhshme dhe temperaturat do të arrijnë dhe ndoshta edhe tejkalojnë shifren 20 gradë Celsius në nivel rajonal, kurse në Kosovë ajo maksimale mund të arrijë deri në 17 ose 18 gradë Celsius.
Nga e mërkura ulje të theksuara të temperaturave./Meteoballkan