Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përballen me dy probleme madhore këtë javë. Sipas ABC, vendi është përballur një stuhi të ftohti. 43 shtete janë përfshirë nga bora, akulli dhe i ftohtë i madh.
Ndërsa, dy stuhi të ftohti kanë përfshirë pjesën jugore të vendit, e cila nuk është parë prej dekadash.
Shërbimi Kombëtar i Motit tha se mbi 150 milionë amerikanë janë vënë nën paralajmërimet e stuhisë së dimrit. Së paku 11 viktima janë raportuar si pasojë e kushteve të motit në Tenezi, Teksas, Kentaki dhe Luiziana.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, miratoi gjendjen e jashtëzakonshme për Teksasin, ku u shënuan temperaturat më të ftohta në më shumë se 30 vjet – në disa zona minus 18 gradë Celsius.
Kërkesa e lartë për energji elektrike në këtë shtet ka bërë që rrjeti i energjisë të dështojë dhe shumë shtëpi të mbeten pa rrymë. Të martën, Shërbimi Kombëtar i Motit tha se mbi 73% e SHBA-së aktualisht është e mbuluar nga bora.
Zyrtarët e motit thanë se derisa stuhia po largohet, temperaturat e ulëta do të vazhdojnë në të gjithë SHBA-në qendrore dhe lindore.
View this post on Instagram