Të dielën në veriun e Italisë do të krijohet një ciklon i cili do të jetë mjaft i fuqishëm dhe nëse mund të themi i rrallë për muajt e verës, edhe pse jo tërësisht i pazakonshëm.
Ky ciklon do të shkaktojë destabilizim mjaft të fuqishëm të motit në Itali ku priten procese mjaft violente atmosferike. Cikloni do të shtrihet me ndikimin e tij edhe në shtetet ballkanike duke filluar nga Sllovenia, Kroacia, Bosna dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe pjesërisht edhe Shqipëria dhe Kosova. Stuhitë më të fuqishme priten në Itali, bregdetin kroat, Hercegovinë dhe Mal të Zi. Edhe veriu i Shqipëris pritet të ketë stuhi të fuqishme me vetëtima natën mes së dieles dhe të hënës. Ka shumë probabilitet që stuhia të përfshijë edhe Ulqinin dhe Shkodrën, afërisht sikur stuhia e kaluar, por për momentin nuk mund të jemi krejtësisht të sigurtë.
Ne do të jemi duke e përcjellur evoluimin e situatës sinoptike dhe do tju njoftojmë me kohë për çdo ndryshim eventual./Meteoballkan