Një pjesë e masës së nxehtë ajrore e cila javën e kaluar goditi Evropën tani gjendet në Grenlandë ku temperaturat janë ngritur në mënyrë të pazakontë, kurse në drejtim të Evropës kemi depërtimin e masave të ftohta ajrore me origjinë polare.
Në foto mund të shihni se si në Evropën veriore dhe verilindore gjatë natës temperaturat kanë rënë afër 0 gradë celsius që llogarite të jetë rreth 15 gradë celsius më ulët se mesatarja. Pra kemi të bëjmë me ekstremin tjetër të temperaturave mjaft të ulëta. Kjo verë do të mbahet në mend për ekstreme të njëpasnjëshme, që nga vala historike e nxehtësisë afrikane, stuhitë e fuiqishme që prodhuan breshër të madh dhe tornado e deri të ulja esktreme e temperaturave pas valëve të nxehtësisë./Meteoballkan