Zona e Bolzanos në Italinë veriore dje është përfshirë nga një shtrëngatë jashtëzakoisht e fuqishme.
Mediat lokale flasin për një shtrëngat që ka përfshirë zonën, e cila po shoqërohet me breshër, erëra të forta si edhe shirat të rrëmbyeshëm duke shkaktuar përmbytje dhe shkatërrim.
Në fotot dhe videot e publikuara online duken pemë të rrëzuara dhe sasi e madhe breshëri në rrugë, ndërsa nuk bëhet ende me dije nëse ka të lënduar nga banorët./Meteoballkan