Një pushuese kosovare pasditen e djeshme ka ndërruar jetë në bregdetin e Ulqinit.
Pushuesja ka qenë e moshës 42 vjeçare nga qyteti i Prizrenit, saktësisht nga fshati Mushnikovë shkruan Indeksonline.
Sapo ka hyrë në ujë, 42 vjeçarja ka pësuar atak kardiak. Viktima nga Prizrenit ka qenë nënë e disa fëmijëve.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në fshati e Mushnikovës.