• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

Komunikatë me rëndësi nga: Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë!

31/08/2019 | 16:06
Vala e të nxehtit, shkon në 40 numri i të vdekurve në Francë

Vala e të nxehtit, shkon në 40 numri i të vdekurve në Francë

23/06/2026 | 12:43
Vala e të nxehtit lë të vdekur 18 persona në Francë, përfshirë dy fëmijë

Vala e të nxehtit lë të vdekur 18 persona në Francë, përfshirë dy fëmijë

23/06/2026 | 09:17
Çmimet e derivateve për sot

Çmimet e derivateve për sot

23/06/2026 | 08:54
Parashikimi i motit për sot – e martë

Parashikimi i motit për sot – e martë

23/06/2026 | 08:07
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

KEDS njofton për punimet në rrjet të martën me 23 qershor!

22/06/2026 | 22:41
Moti për ditën e sotme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.06.2026.)

22/06/2026 | 22:35
Hapet thirrja për aplikim për pagesat direkte në bujqësi

Hapet thirrja për aplikim për pagesat direkte në bujqësi

22/06/2026 | 18:51
Çmimet e derivateve për sot

Çmimet e derivateve për sot

22/06/2026 | 08:40
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

22/06/2026 | 08:06
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjetin elektrik për të hënën, 22 qershor

21/06/2026 | 22:42
Majac-t/storm

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (22.06.2026.) e hënë

21/06/2026 | 22:34
Sot nisi zyrtarisht vera astronomike, dita më e gjatë e vitit

Sot nisi zyrtarisht vera astronomike, dita më e gjatë e vitit

21/06/2026 | 16:25
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result

Komunikatë me rëndësi nga: Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë!

31/08/2019 | 16:06
538
Shpërndarje
1.5k
Shikime
Shpërndaje

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka ngritur alarmin lidhur me një virus të ri, që quhet leptospirtoza, ku burim i kësaj sëmundje janë minjtë, gjedhet dhe qentë.

IKSHP përmes një komunikate për media ka treguar se kjo sëmundje bartet kryesisht përmes lëkurës së dëmtuar.

Burim kryesor i bakterit që shkakton këtë sëmundje janë minjtë, gjedhet dhe qentë.

Ky është njoftimi i plotë i IKSHP-së:

Qytetarë të nderuar!
Kujdes nga leptospirozat!

Kujdes ne ambiente me pellgje uji afër kullotave sepse mund të sëmureni nga leptospiroza, sëmundje bakteriale e cila bartet te njeriu kryesisht nëpërmjet lëkurës së dëmtuar.

Këtë muaj në laboratoret e Institutit Kombëtar është izoluar shkaktari i s?mundjes dhe ekziston mundësia e shfaqjes së rasteve të reja.

Burimi kryesor janë minjtë, por edhe gjedhët, qentë, etj. Leptospirat hyjnë përgjithësisht në organizmin e njeriut nëpërmjet lëkurës së dëmtuar, por si portë hyrjeje mund të shërbejnë edhe sytë, gryka, hunda dhe mushkëritë.

Infektimi ndodh shumë shpejt, sidomos kur ajo është e dëmtuar, pra ka plagë, gërvishtje, tëçara, etj. Sëmundja vërehet më shumë tek punonjësit që merren me korrje-shirjet por edhe tek kampuesit në natyrë afër pellgjeve me ujë të ndotur nga urina e brejtësve dhe ushqimet që përdoren ne piknik të palara.

Rrezikshmëri të lartë kanë edhe punëtorët që hapin kanale, punëtorët e minierave, veterinerët, personeli mjekësor (kryesisht ata që punojnë në laboratorë).

Periudha nga moment i infektimit e deri në shfaqjen e shenjave klinike shkon afërsisht 10 ditë. Fillimi është i menjëhershëm me ethe të forta dhe temperaturë të lartë, me dhimbje koke, dhimbje prapa syve, të vjella, djersitje të shtuar.

Mjaft e shprehur është edhe dhimbja e barkut që mund të ngjasojë me një urgjencë kirurgjikale. Qysh në fillim mund të shfaqet zverdhja, por edhe fenomenet hemorragjike në lëkurë dhe në mukoza.

Java e dytë e sëmundjes është mjaft kritike. Thellohet ikteri (zverdhja) dhe fenomenet hemorragjike në lëkurë, në mushkëri, urinim me gjak, etj. Mund të ndodhin edhe meningite, encefalit (infeksione të trurit), polineurit (dëmtime të nervave të ndryshëm). Gjatë javës së tretë, shenjat e sëmundjes zbuten, fillon përmirësimi i funksionit të veshkës. Gjatë kësaj periudhe ose më vonë mund të rritet temperatura, por karakteristike është se nuk shoqërohet me rishfaqjen e shenjave klinike të mëparshme. Shërimi i plotë vjen pas 6 deri 12 javësh. Sëmundja kërkon trajtim sa më të shpejtë spitalor sepse edhe ndërlikimet e saj mund të përbëjë rrezik për jetën. Sigurisht që dëmtimin kryesor në këtë sëmundje e pëson veshka, e cila kërkon trajtim të shpejtë dhe të specializuar. Nëse merret në kohën e duhur ecuria e sëmundjes është e mirë.

Sigurisht që ecuria klinike dhe ndërlikimet e saj varen në radhë të parë nga lloji i leptospirave infektuese andaj diagnostikimi laboratorik në Institutin Kombëtar është i domosdoshëm. Për shembull një formë e rëndë dhe me shkallë të lartë vdekshmërie është leptospiroza ikterike (sindromi Ëeil).

Por, pas shërimit, dëmtimet e veshkave dhe të mëlçisë kthehen në normalitet.

Masat parandaluese

Edukimi shëndetësor i popullatës, veçanërisht ata që merren me kafshët, për rreziqet që paraqesin këto infeksione.

Këshillohet që të mos notohet në pellgje me ujë që nuk rrjedh.

Përdorimi i mjeteve mbrojtëse gjatë kujdesit me bagëtitë apo gjedhët si për shembull veshje, çizme, doreza, maska. Imunizimi i kafshëve mund të parandalojë sëmundjen e tyre, por jo nëçdo rast.

Këshillohen kontrollet periodike nga veterinerët.

Kafshët mund të jenë burim infeksioni për njeriun duke mbajtur në veshkat e tyre leptospirat që i eliminojnë me urinën, edhe pa qenë të sëmura. Për njerëzit që janë më shumë të ekspozuar, në shumë vende të botës realizohet imunizimi i tyre (Itali, Spanjë, Japoni etj).

Rastet me leptospirozë detyrimisht duhet të raportohen në Institutin Kombëtar.

Duhet të kontrollohen vatrat për rreziqet e mundshme të popullatës sidomos për mundësinë e kontaminimit të ujërave. Pellgjet me ujë duhen dezinfektuar dhe drenuar (t’u sigurohet rrjedhje e mundshme), sidomos kur janë pranë zonave të kullotave.

Duhet të kontrollohen dhe të zhduken brejtësit, sa herë që shfaqen në banesat dhe në kampingjet e pushimeve.

Rekomandime

Vala e të nxehtit, shkon në 40 numri i të vdekurve në Francë
Lajme

Vala e të nxehtit, shkon në 40 numri i të vdekurve në Francë

23/06/2026 | 12:43
Vala e të nxehtit lë të vdekur 18 persona në Francë, përfshirë dy fëmijë
Botë

Vala e të nxehtit lë të vdekur 18 persona në Francë, përfshirë dy fëmijë

23/06/2026 | 09:17
Çmimet e derivateve për sot
Lajme

Çmimet e derivateve për sot

23/06/2026 | 08:54
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲