Forcat Detare të Vlorës shpëtuan katër shqiptarë që kishin mbetur të bllokuar në shpellën e Haxhi Alisë në Karaburun.
Mjeti i tyre lundrues ishte përplasur dhe ishte çarë brenda shpellës. Anija me flamurin shqiptar me 4 anëtarë në bord, ishte zhytur në ujë.
Pas marrjes së informacionit rreth orës 21:05 nga Kapiteneria e Portit të Vlorës, Policia Kufitare dhe kapiteneria organizuan operacionin e kërkim shpëtimit, ku pas kërkimit në shpellë dhe në tokë arriti t’i gjejë persona.















