Uragani Dorian është ende gjallë dhe mjaft i rrezikshëm. Nga kategoria 5 ka humbur fuqi dhe tani është një uragan i kategorisë 2 me erëra maksimale rreth 170 km/h. Uragani tani ka dimensione më të mëdha se kur ishte i kategorisë 5 , por është më i dobët.
Rrebeshe të fuqishme shiu dhe erëra të fuqishme kanë përfshirë lindjen dhe verilindjen e Florides, pastaj Gjeorgjisë dhe Karolines jugore. Këto rajone bregdetare janë përfshirë edhe nga vërshime dhe valë të mëdha. Uragani do të rrugëtojë pastaj në drejtim të Karolines Veriore dhe Virgjinias dhe pastaj pritet të largohet nga brigjet dhe të rikthehet tërësisht në Oqean. “Dorian” pritet të përplaset edhe në bregdetin kanadez dhe prapë do të rikthehet në Oqean por do të dobësohet nga ujërat e ftohta të Atlantikut pas disa ditëve dhe do të përfshijë Grenlanden, Islanden dhe ndoshta edhe veriun e Britanisë së Madhe si Ex-uragan apo si ex-stuhi tropikale./Meteoballkan
Uragani Dorian deri më tani ka shkaktuar 7 të vdekur në Ishujt Bahamas por dyshohet se numri i viktimave do të rritet.