Një tërmet ka goditur rajonin e Dukagjinit, konkretisht në qytetin e Istogut.
Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net Shemsi Mustafa, drejtor i Institutit Sizmologjik të Kosovës.
“Po ka ndodhur tërmeti në ora 14:49 me magnitudë 2.3. Konkretisht 10 km në veri-perëndim të Radavit”, ka thënë Mustafa për Reporteri.net.
Ndryshe, një tërmet tjetër në Mitrovicë është regjistruar 9 orë më parë. /Reporteri.net/.