Masa ajrore stabile anticiklonike kanë depërtuar mbi rajonin tonë direkt nga Kontinenti Evropian, duke stabilizuar motin në tërësi pas fronteve të ftohta të ditëve të kaluara të cilat shkaktuan destabilizime të herëpashershme të motit.
Siç po shihet edhe në pamjet satelitore sot moti është kryesisht i kthjellët, por vende-vende ka disa vranësira kalimtare.
Nga dita e nesërme do të kemi edhe depërtimin e masave të nxehta ajrore nga mesdheu dhe në këtë mënyrë na pret një fundjavë me mot mjaft të këndshëm, me shumë rreze diellore dhe nxehtë. Netët dhe mëngjeset do të jenë mjaft të freskëta duke patur para sysh faktin se jemi në stinën e vjshtës tani dhe gatësia e natën e bën të veten./Meteoballkan