Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Gjatë natës dhe në mëngjes do të jetë mjaft freskët, kurse gjatë dites priten ngritje të theksuara të temperaturave.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot tërësisht stabil, me diell dhe i nxehtë.
Nesër dhe ditëve të ardhshme pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore. Temperaturat maksimale do të sillen nga 26 deri në 30 gradë celsius në nivel rajoni./Meteoballkan