Një tërmet me magnitugë 3.2 është shënuar në detin Adriatik pasditen e sotme, sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë.
Tërmeti, sipas vlerësimeve paraprake, u shënua 4 km larg nga Durrësi 10 nga Shijaku dhe 29 km nga Tirana, në orën 16:21.
Dridhjet e sotme vijnë pikërisht pas një jave kur tërmeti prej 5.8 shkallësh Rihter goditi Shqipërinë, sot një javë në të njëjtën kohë duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe frikë të madhe në popullatë. Tërmeti i së shtunës së kaluar është ndjerë mjaft edhe në Kosovë, Maqedoninë Veriore etj dhe u pasua nga qindra pasgoditje tjera./Meteoballkan
















