Disa shtete në zona të ndryshme të SHBA-ve janë zbardhur nga dëbora në orët e para të mëngjesit, me orën lokale atje.
Shërbimi Kombëtar i Motit në Amerikë njofton se një stuhi vjeshte si kjo që ka pre kur vendin mëngjesin e sotëm nuk ka ndodhur që prej vitit 1934. Rreshjet e dëborës kanë nisur kryesisht në shtetet në veri dhe veriperëndim të vendit, ndërsa pritet që të zbresin dhe në jug.
Mediat amerikane raportojnë se deri tani nuk ka vi.ktima apo persona të paraqitur në spitale, ndërsa temperaturat vazhdojnë të ulen pasi rreshjet e dëborës vazhdojnë ende.