Cikloni i cili dje dhe mbrëmë përfshiu rajonin tonë solli reshje shiu dhe ulje të ndjeshme të temperaturave. Reshjet e shiut për shumë rajone ishin të knaqshme dhe të konsiderueshme, megjithatë shumë rajone tjera përsëri zhgënjyese. Reshjet ishin më të theksuara në perëndim, ndërsa më të pakta në lindje të rajonit. Reshjet janë ndërprerë në mëngjes në Kosovë dhe veri të Shqipërisë, por ato po vazhdojnë ende lokalisht në gjysmen jugore të Shqipërisë.
Nesër priten ngritje të lehta afatshkurtëra të temperaturave, ndërsa pasdite apo vonë në mbrëmje priten reshje të reja lokale shiu sespe do të kemi depërtimin e një cikloni të ri por të dobët (mbetjet e Lorenzos). Reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse, ndërsa fatkeqësisht sipas ecurive më të fundit sinoptike modelet kanë ulur dukshëm sasinë e reshjeve që ishin paraparë të kishte javen e ardhshme./Meteoballkan