Në tërë Kontinentin Evropian rajoni ynë është më i nxehti. Kjo shihet qartë edhe në fotografinë satelitore ku ngjyra e kuqe që simbolizon nxehtësinë dominon plotësisht vetëm në rajonin tonë.
Temperaturat kanë arritur deri në 28-29 gradë celsius dhe mund të arrijnë deri në 30 në nivel rajoni sot gjatë vazhdimit të dites.
Nga mesi i javes së ardhshme pritet ndryshim i motit, kur masa të ftohta ajrore nga veriu do të depërtojnë në rajon duke na sjellur edhe reshje shiu nëpër ultësira dhe reshjet e para të bores në viset kodrinore-malore.
Gjithsesi ne jemi duke e përcjellur vazhdimisht evolumin e gjendjes sinoptike dhe do tju njoftojmë me informacionet më të reja në postimet tona të ardhshme./Meteoballkan
Image: Meteociel