• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

Reportazhi i medias italiane: Në Durrës, atje ku u duk sikur botës i erdhi fundi

27/11/2019 | 19:02
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (30.12.2025.) E Martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (30.12.2025.) E Martë

29/12/2025 | 22:26
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

29/12/2025 | 08:54
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.02.2022.) E Enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (29.12.2025.) E hënë

28/12/2025 | 21:59
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (28.12.2025.) E diele

Parashikimi i motit për sot – e diel

28/12/2025 | 08:23
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (28.12.2025.) E diele

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (28.12.2025.) E diele

28/12/2025 | 00:31
ZRRE-ja merr vendim, rryma shtrenjtohet për 16 përqind

KEDS iu dërgon mesazhe qytetarëve: Kurseni, konsumi po shënon rekorde

27/12/2025 | 20:03
Stuhia dimërore, anulohen mijëra fluturime në SHBA

Stuhia dimërore, anulohen mijëra fluturime në SHBA

27/12/2025 | 16:49
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

27/12/2025 | 09:12
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.12.2020.) E Mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (27.12.2025.) E Shtunë

26/12/2025 | 23:47
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e premte

26/12/2025 | 08:28
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (26.12.2025.) e Premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (26.12.2025.) e Premte

25/12/2025 | 22:37
Punime, vendet që sot do të mbesin pa rrymë deri në 8 orë

KEDS njofton për punimet në rrjet për sot

25/12/2025 | 09:36
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result

Reportazhi i medias italiane: Në Durrës, atje ku u duk sikur botës i erdhi fundi

27/11/2019 | 19:02
497
SHARES
1.4k
VIEWS
Shpërndaje

U duk sikur po vinte fundi i botës. Suvaja binte copa-copa dhe tullat dilnin nga muret. Lëkundej gjithçka. M’u duk vetja sikur isha brenda një filmi për apokalipsin…, thotë për një reportazh të agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, Antonio Imperiale, italiani i cili punon si menaxher në një fabrikë tekstilesh në Kavajë.

”Antonio Imperiale tregon me një frymë makthin e Durrësit, qytetit ku jeton prej 7 vitesh dhe që u shkatërrua nga tërmeti me magnitudë 6,4 ballë Rihter, që goditi Shqipërinë në mes të natës.

Tani, Antonio ndodhet i sigurt në Gosë të Kavajës, një qytezë 30 kilometra larg Durrësit, ku gjendet një fabrikë tekstilesh që prodhon çorape sportive, ku ai punon si menaxher.

Kujtimi i tërmetit është ende i gjallë.

”Pati një lëkundje të parë rreth orës 22:00, por ishte e lehtë, pastaj rreth orës 03:00 erdhi një tjetër shumë më e fortë. Unë dhe bashkëshortja u zgjuam menjëherë dhe na shkoi mendja te tërmeti i shtatorit. Atë ditë dolëm me vrap nga shtëpia, por këtë herë vendosëm të qëndronim brenda”, thekson ai.

Antonio jeton në një pallat në qendër të qytetit, që ka dy vjet që është ndërtuar, në një apartament në katin e gjashtë dhe, ndoshta, kjo është arsyeja pse ka vendosur të mos e braktisë shtëpinë e tij.

”Megjithatë, nuk ia dola të flija, isha i tensionuar dhe kisha frikë për fëmijët e mi. Pastaj erdhi ajo lëkundje e përbindshme”, shton Atonio.

Antonio ndalon së foluri për një çast duke u përpjekur të rindërtojë kronologjinë e imazheve të natës.

”Ishte një kaos i përgjithshëm. Filluan të binin të gjitha dhe nuk pushonin lëkundjet. U ngrita vringthi, ndërkohë që gjithçka kërcente përpjetë, dukej si një film apokaliptik. Shkova me vrap te fëmijët e mi që ulërinin nga frika”.

Antonio kapi Emën dhe Daviden, përkatësisht 9 dhe 8 vjeç dhe bashkë me gruan, Konçetën, ia mbathën me pizhama jashtë.

”Ia dolëm në kohë të merrnim vetëm paratë dhe dokumentet, asgjë tjetër”.

Por, me të dalë në rrugë, ai kuptoi se situata ishte shumë më e keqe nga çfarë mendonte.

”Në rrugë, njerëzit vraponin sa andej-këndej, njerëz të tmerruar që nuk dinin nga të shkonin. Një shkatërrim i vërtetë në të gjithë qytetin. Pallate të rrëzuara krejtësisht dhe të tjerë të dëmtuar rëndë. Durrësi u shkatërrua, u rrëzuan edhe muret antike ku ndodhet kalaja”.

Por, sa janë viktimat?

”As që ia kam idenë. Pashë shumë persona të lënduar, që transportoheshin tutje, por, sipas meje, ka ende plot njerëz nën rrënoja”, vazhdon të tregojë Antonio, por që ka në kokë veç një mendim.

”Duhet të hyj patjetër në shtëpinë time. Aty kam tërë jetën time”.

”Ka një problem”, thekson italiani.

”Shqipëria nuk është mësuar për të përballuar diçka të tillë, nuk ka mjetet e duhura përballë një katastrofe të tillë. Ka nevojë për ndihmën e shteteve të tjera”, thotë ai.

Italia ka dërguar tashmë 200 persona, midis të cilëve zjarrfikës dhe ekspertë të Mbrojtjes Civile.

Ndihma po vijnë edhe nga shtete të tjera.

”Këtu është një shkatërrim i vërtetë, nuk ia dalim dot vetëm”, thotë përsëri Antonio


Related Posts

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (30.12.2025.) E Martë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (30.12.2025.) E Martë

29/12/2025 | 22:26
Parashikimi i motit për sot – e hënë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

29/12/2025 | 08:54
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.02.2022.) E Enjte
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (29.12.2025.) E hënë

28/12/2025 | 21:59
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲