Në Kosovë nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga apo rrebeshe lokale shiu. Vende vende do të ketë edhe vetëtima me bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta.
Edhe në shumë pjesë të territorit të Shqipërisë gjatë natës së sontme dhe nesër do të mbajë mot me vranësira dhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Në Maqedoni poashtu nesër do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell ku vende vende ka mundësi që të ketë rrebeshe shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë.
Të Dielen rajoni ynë do të fillojë të hyjë nën ndikimin e masave ajrore të thata anticiklonike, kështu që do të kemi mot me diell në bregdet kurse në viset kontinentale me vranësira kalimtare. Në Kosovë do të jetë kryesisht vranët me mundësi minimale për ndonjë rigë shiu.
Fillimi i javës së ardhshme do të karakterizohet me mot kryesisht të thatë por me vranësira kalimtare. Nuk do të mungojnë edhe intervalet e gjata kohore me diell. Reshje nuk do të ketë si pasojë e dominimit të plotë të anticiklonit i cili do të fillojë të ndikojë fuqishëm në Evropë dhe rajon.
Meteoballkan.