Imazhe interesante shfaqin brendinë e një shtëpie në fshat të ngecur në kohë.
E ndodhur pranë Cookstown, në kontenë Tyrone, Irlandën e Veriut, shtëpia nuk është prekur që kur tre vëllezërit që jetonin në të ndërruan jetë.
Fotografja Rebecca Brownlie ishte ajo që e bëri të njohur këtë shtëpi fantazmë, e cila duket si të ketë dalë nga shekulli XX.
Mobiljet, dizajni dhe gazetat e vjetëra të paprekura i japin shtëpisë së braktisur një pamje tejet ngjethëse.