• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Nuk ka vendim të ri, kosovarët nuk mund të shkojnë në Mal të Zi pa test negativ

Nuk ka vendim të ri, kosovarët nuk mund të shkojnë në Mal të Zi pa test negativ

02/07/2020 | 21:38
Moti për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

04/03/2026 | 08:09
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 4 Mars!

04/03/2026 | 00:23
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (04.03.2026.) e mërkurë

04/03/2026 | 00:19
Sonte, “hëna e përgjakur” – një pamje që nuk do ta shohim deri në vitin 2028

Sonte, “hëna e përgjakur” – një pamje që nuk do ta shohim deri në vitin 2028

03/03/2026 | 13:59
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e martë

03/03/2026 | 08:13
Vendet që sot do të mbesin deri në 5 orë pa rrymë

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 3 Mars!

03/03/2026 | 03:24
Parashikimi i motit për sot – e diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.03.2026.) e martë

03/03/2026 | 03:21
Moti për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot – e hënë

02/03/2026 | 08:43
Vendet që sot do të mbesin deri në 5 orë pa rrymë

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 3 Mars!

02/03/2026 | 00:04
Parashikimi i motit për sot – e premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (02.03.2026.) e hënë

01/03/2026 | 23:59
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e diel

01/03/2026 | 10:01
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.02.2021.) E Shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (01.03.2026.) e diele

01/03/2026 | 00:44
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Nuk ka vendim të ri, kosovarët nuk mund të shkojnë në Mal të Zi pa test negativ

Nuk ka vendim të ri, kosovarët nuk mund të shkojnë në Mal të Zi pa test negativ

02/07/2020 | 21:38
525
SHARES
1.5k
VIEWS
Shpërndaje

Qeveria e Malit të Zi ka prezantuar të enjten mbrëma masat e reja në luftë ndaj përhapjes së COVID-19.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Malit të Zi është bërë e qartë se hyrja për qytetarët e Kosovës në këtë vend është e mundur vetëm me testim paraprak negativ për COVID-19.

Kjo masë ka hyrë në fuqi javë më parë, pasi për një periudhë kufijtë ishin të hapur për qytetarët e Kosovës.

Në pikën ku jepen informata për hyrjen në Mal të Zi të të huajve, Kosova është pjesë e “listës së verdhë”. Pjesë e kësaj liste janë edhe Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Turqia, Izraeli, Ukraina dhe Singapori. Në njoftim janë dhënë detaje se cilat kushte duhet të plotësohen për hyrje në Mal të Zi të qytetarëve nga “lista e verdhë”.

“Me rezultat negativ të testit PCR apo ELISA për COVID-19, të vjetër jo më shumë se 72 orë, nëse plotësohen tri kushtet në vazhdim: 1. Është rezident i një vendi nga ‘lista e gjelbër’ apo nga ‘lista e verdhë’; apo ka qëndruar më së paku 15 ditë para hyrjes në Mal të Zi në një shtet nga ‘lista e gjelbër’ apo nga ‘lista e verdhë’. 2. Nuk ka qenë për periudhë prej 15 ditësh para hyrjes në Mal të Zi në ndonjë vend jashtë ‘listës së gjelbër’ apo ‘listës së verdhë’ 3. Nuk ka udhëtuar në një vend apo nëpërmjet një vendi jashtë ‘listës së gjelbër’ apo ‘listës së verdhë’ pos transit (transiti është udhëtim pa ndalje, që dëshmohet duke inspektuar dokumentin e udhëtimit”, thuhet në njoftim.

Por kosovarët që jetojnë në vende evropiane, mund të udhëtojnë për në Mal të Zi.

Nuk janë paraparë kufizime për qytetarëve e vendeve të “listës së gjelbër” ku bëjnë pjesë Austria, Belgjika, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Holanda, Kroacia, Irlanda, Italia, Qipro, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Hungaria, Malta, Gjermania, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, por edhe vende tjera duke përfshirë Zvicrën, Norvegjinë, Australinë, përcjell Koha.

Kushtet për hyrje në Mal të Zi të atyre në ‘listë të gjelbër” janë që të jenë rezident të shteteve në këtë listë apo të qëndrojnë së paku 15 ditë para hyrjes në Mal të Zi në vende nga kjo listë; që për 15 ditë para hyrjes për në Mal të Zi mos të kenë qëndruar në ndonjë vend jashtë “listës së gjelbër” dhe që mos të kenë udhëtuar në apo nëpërmjet ndonjë shteti jashtë “listës së gjelbër’, pos transit.

Kjo nënkupton që shqiptarët që jetojnë në vendet evropiane mund të hyjnë në Mal të Zi, por jo nëse fillimisht kanë qëndruar në Kosovë.

Për banorët e Kosovës, Shqipërisë dhe Bosnjës, është paraparë edhe kalimi transit nëpër Mal të Zi. Kalimi transit lejohet pa test, por duke kontrolluar kohën e qëndrimit të tyre brenda territorit të Malit të Zi.

Related Posts

Moti për sot dhe nesër
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

04/03/2026 | 08:09
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!
Kosovë

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 4 Mars!

04/03/2026 | 00:23
Parashikimi i motit për sot – e shtunë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (04.03.2026.) e mërkurë

04/03/2026 | 00:19
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲