Pas një të nxehti të madh, Prishtina këtë pasdite po përballet me shi të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë.
Si shpesh në raste të tilla, u shkaktuan edhe dëme në qytet, njofton Klan Kosova.
Era e fortë ka rrëzuar një lis të vjetër në sheshin kryesor të Prishtinës, afër librarisë “Dukagjini”.
Lexuesit e Klan Kosovës kanë dërguar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes.