Një tërmet me fuqi të dridhjes prej 5 shkallësh të Rihterit është regjistruar në provincën juglindore turke, Siirt, të enjten në mëngjes. Lajmin e bëri të ditur Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive.
Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej 14 kilometrash në distriktin Kurtalan në orën 8 e 45 minuta sipas kohës lokale, njoftoi kjo agjenci.