Një tërmet i fuqishëm ka goditur Zagrebin. Tërmeti është ndjerë pak para orës 06:30.
Sipas vlerëseve të para,tërmeti ishte me magnitudë 5.2.
Epiqendra e tërmetit ishte 50 kilometra në juglindje të Zagrebit dhe 13 kilometra në jugperëndim të Sisak, në një thellësi prej 2 kilometrash.
Vlerësohet se ka shkaktuar edhe dëme materiale.
#potres (#earthquake) 28.12 u 06:28 M5.0, 5 km jugozapadno od Petrinje. Ako ste osjetili potres, molimo javite na https://t.co/RJDaIJlwpM
Izvješće ćemo objaviti u komentaru.— Seizmološka služba HR (@seizmo_hr) December 28, 2020
Të kujtojmë se në mars, Zagrebi dhe rrethinat e tij u goditën nga dy tërmete me forcë të ngjashme që morën edhe jetë njerëzish.