• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Deri në 10 cm borë, fenomen shumë i rrallë për Tiranën e pas viteve ’90

Deri në 10 cm borë, fenomen shumë i rrallë për Tiranën e pas viteve ’90

15/02/2021 | 00:30
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Cilat ndryshime në atmosferë i dallon para motit të keq

Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Cilat ndryshime në atmosferë i dallon para motit të keq

24/03/2026 | 12:20
Shkrirja e akullnajës në majën më të lartë të Gjermanisë çon në shembjen e teleferikut

Shkrirja e akullnajës në majën më të lartë të Gjermanisë çon në shembjen e teleferikut

24/03/2026 | 11:46
Parashikimi i motit për sot – e martë

Parashikimi i motit për sot – e martë

24/03/2026 | 08:50
Këtë javë ndërrohet ora

Këtë javë ndërrohet ora

24/03/2026 | 07:57
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Njoftimi i KEDS për të martën, 24 mars!

23/03/2026 | 22:54
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (24.03.2026.) e martë

23/03/2026 | 22:47
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Moti javor, afrohen reshjet atmosferike!

23/03/2026 | 12:26
Moti për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot – e hënë

23/03/2026 | 09:00
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon për punime në rrjet, e hënë 23 mars!

23/03/2026 | 00:27
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (19.12.2021.) E Diele

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.03.2026.) e hënë

23/03/2026 | 00:20
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e diel

22/03/2026 | 10:00
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (26.12.2025.) e Premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (22.03.2026.) e diele

22/03/2026 | 00:17
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Deri në 10 cm borë, fenomen shumë i rrallë për Tiranën e pas viteve ’90

Deri në 10 cm borë, fenomen shumë i rrallë për Tiranën e pas viteve ’90

15/02/2021 | 00:30
623
SHARES
1.8k
VIEWS
Shpërndaje

Dëbora zbardhi të gjithë vendin gjatë kësaj fundjave duke mos kursyer zonat e ulëta dhe ato bregdetare. Nga kjo ngjarje atmosferike nuk bëri përjashtim edhe kryeqyteti, ku flokët e dëborës u shfaqën pasditen e së shtunës për disa minuta duke krijuar përshtypjen se do të ishte vetëm një përshëndetje me kryeqytetasit por jo, mbrëmja riktheu dëborën në Tiranë.

Reshjet kanë vijuar gjatë natës deri në orët e para të së dielës duke shtruar me 4-10 centimetra, edhe në qendër të qytetit. Një fenomen shumë i rrallë për Tiranën e pas viteve ’90, edhe pse dëbora herë pas here e ka vizituar kryeqytetin për disa minuta, apo me shtresa të holla 2-3 centimetra. Tre dekadat e fundit në Tiranë nuk është vrojtuar një ngjarje dëbore disa orëshe dhe një shtresë kaq e dukshme e bardhë.

Edhe zonat bregdetare, sidomos brigjet e Adriatikut, u zbardhën nga reshjet e dëborës të shoqëruara nga një erë e fortë dhe shumë e ftohtë verilindore kryesisht në brigjet e Velipojës dhe plazhet e Lezhës ku lugina e Drinit ka ndihmuar në forcimin e erës deri 75 km/h. Dëbora nuk harroi edhe brigjet e Jonit ku orët e para të së dielës zbardhën bregdetin jugor edhe pse në sasi më të pakta krahasuar me zonat veriperëndimore dhe qendrore.

Përtej habisë dhe kënaqësisë që dëbora shkaktoi në zonat urbane perëndimore, reshjet e dëborës thelluan me mbi gjysmë metri, shtresën e dëborës në pjesën më të madhe të zonave malore. Konkretisht, verilindja ka regjistruar deri 50 centimetra dëborë ndërsa reshjet e dëborës gjatë kësaj fundjave kanë shtruar nga 30 deri në 70 centimetra dëborë në zonat malore juglindore.

Një ngjarje e tillë atmosferike nuk është e rrallë për klimën malore shqiptare ku dëbora është fenomen i zakonshëm i dimrit por është bërë më e rrallë gjatë dy dekadave të fundit. E pazakonta e kësaj ngjarjeje qëndron në temperaturat shumë të ulëta që janë regjistruar gjatë kësaj fundjave ku termometri ka zbritur në -14°C në zonat e banuara rurale ndërsa janë shënuar disa gradë më poshtë në zonat e thella në verilindje të vendit.

Parashikohet që vlerat termike të ndryshojnë ngadalë deri nga e enjtja që vjen, madje deri në fund të shkurtit temperaturat e natës dhe mëngjeseve për pjesën më të madhe të zonave malore, do të mbeten në vlera negative duke ruajtur një shtresë të konsiderueshme dëbore deri në hyrje të pranverës.

Related Posts

Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Cilat ndryshime në atmosferë i dallon para motit të keq
Uncategorized

Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Cilat ndryshime në atmosferë i dallon para motit të keq

24/03/2026 | 12:20
Tërmet relativisht i fortë në Kosovë
Kosovë

Tërmet relativisht i fortë në Kosovë

10/02/2026 | 22:13
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë
Uncategorized

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

17/12/2025 | 08:02
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲