Temperaturat në këto çaste në rajonin tonë po luhaten nga -2 deri në -5 gradë Celsius, ndërsa deri në orët e hershme të mëngjesit ato pritet të pësojnë ulje të mëtujteshme. Normalisht e kemi fjalën për viset tona kontinentale.
Deri në mëngjes temperaturat pritet të luhatën nga -2 deri në -9 gradë C. në viset malore.
Nesër gjatë ditës pritet mot kryesisht i kthjellët dhe temperaturat pritet të arrijnë deri në 6 gradë Celsius, pra edhe nesër do të jemi nën ndikimin e masave të ftohta ajrore nga veriu, ndërsa nga e premta masa pak më të ngrohta ajrore nga Mesdheu depërtojnë në rajon duke zbutur acarin, megjithatë nuk priten rritje të mëdha të temperaturave./Meteoballkan