Masat e ftohta polare që kanë mbërthyer rajonin tonë për disa ditë e javë më në fund janë dobësuar dhe jane duke lëshuar rajonin tonë për tu zavendësuar nga masa më të ngrohta ajrore nga Evropa dhe Mesdheu.
Megjithatë edhe sonte gjatë natës pritet të jetë ftohtë dhe me acar, por pak më butë se mbrëmë.
Në Mesdhe dhe Evropë kemi anticiklonin i cili do të jetë paralajmërues për pranverën në rajonin tonë duke u shtrirë gradualisht së bashku me masat e ngrohta ajrore.
Nga nesër e më tutje çdo ditë e më ngrohtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme vende-vende.
Pra, pas një periudhe të gjatë të ftohtë kohore më në fund pranvera e vërtetë po duket në horizont dhe pritet zgjim dhe ringjallje e bujshme e natyrës./Meteoballkan