Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell, por edhe me shtim të vranësirave. Temperaturat pritet të shëojnë ulje të lehta pasdite sepse pritet të fillojnë të fryjnë erëra të freskëta nga veriu. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë afatshkurtër të dobët shiu.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Do të jetë më ngrohtë se në Kosovë.
Ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i madh i motit. Priten vranësira, intervale kohore me diell dhe herë pas here erëra mjaft të freskëta veriore sidomos në Kosovë. Të mërkurën priten edhe riga të dobëta lokale shiu dhe fjolla të dobëta bore në viset malore. Të enjtën mot me diell dhe i ngrohtë./Meteoballkan