Për momentin ende gjendemi në ndikimin e masave të thata antciklonike, por përkundër rrezeve diellore dhe motit pranveror erërat veriore dhe verilindore në disa rajone janë të theksuara dhe shtojnë ndjesinë subjektive të të ftohtit.
Edhe nesër pritet mot i ngjashëm dhe pak më i qetë. Priten rreze të shumta diellore, por edhe vranësira lokale, ndërsa era do të jetë më e qetë.
Të premtën rritje të temperaturave, por njëkohësisht pasdite destabizim gradual i motit në Kosovë me reshje lokale shiu dhe mundësi edhe për rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë pasdite. Në Shqipëri kryesisht ende mot i qetë deri të shtunën.
Nga e shtuna pasdite në tërë rajonin reshje lokale shiu, vende-vende edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa me uljen e temperaturave vonë në viset kodrinore-malore priten edhe reshje bore.
Reshje shqote e bore mund të ketë edhe në disa rajone pak më të ulëta në Republikën e Kosovës./Meteoballkan